E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada amerikane: Evitoni tubimet e 21 janarit

Share

Ambasada amerikane u ka bërë thirrje qytetarëve të vet që jetojnë në Shqipëri, të evitojnë grumbullimin më 17 dhe 21 janar, për shkak të protestave të opozitës shqiptare dhe Aleancës Kuq e Zi.

Sipas ambasadës amerikane më 17 janar 2012 Aleanca Kuq e Zi ka bërë thirrje për një manifestim të madh publik në Krujë për nder të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, ndërsa më 21 janar PS ka planifikuar zhvillimin e ceremonisë homazh për nder të 4 protestuesve të vrarë para kryeministrisë, një vit më parë.

Partia Socialiste Shqiptare ka njoftuar për mbajtjen e një tubimi publik ditën e shtunë, 21 janar 2012. Ambasada ende nuk është në dijeni të kohës kur do të zhvillohet ky tubim. Informacionet aktuale tregojnë se tubimi do të zhvillohet përgjatë bulevardit kryesor të Tiranës Dëshmorët e Kombit përballë zyrës së Kryeministrisë si dhe në zona të tjera të qytetit. Partia Socialiste ka bërë thirrje që po këtë ditë të bëhen tubime dhe në qytete të tjera. Ambasada nuk ka informacione në lidhje me zonat që mund të preken apo me madhësinë e mundshme të këtij tubimi. Demonstratat mund të ndikojnë në të gjitha arteriet kryesore në hyrje të qytetit në të cilën ato ndodhin, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Ambasada kujton se pavarësisht protestave të mëdha dhe paqësore që janë shënuar në vitet e kaluara, demonstrata e 21 Janarit, 2011, ishte e dhunshme dhe përfundoi në vdekjen e katër personave dhe me lëndime të shumë të tjerëve, duke përfshirë në Policinë e Shtetit Shqiptar. “Ne i njoftojmë qytetarët e SHBA, se edhe demonstratat që janë njoftuar si paqësore të mund të kthehen në dhunë dhe të paparashikuara. Ju duhet t’i shmangni ato nëse është e mundshme. Demonstratat në një qytet kanë potencial të kthehen në tubime publike ose në demonstrate në zona të tjera të qytetit. Ndaj ju kërkojmë të jeni vigjilentë dhe të keni kujdes me ato cfarë raportojnë mediat lokale lidhur me demonstratat apo tubimet e ndryshme, thuhet në njoftimin e ambasadës aemrikane.

“Aleanca Kuq e Zi ka bërë thirrje për një tubim të madh në qytetin e Krujës për të kujtuar heroin kombëtar shqiptar, Skënderbe, të martën më 17 janar 2012. Jemi informuar se grumbullimet do të nisin në Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Laç e Lezhë gjatë mëngjesit të 17 janarit për tu nisur më pas drejt Krujës. Ambasada nuk ka informacion specifike mbi vendin e protestës, apo madhësinë e saj. Demonstratat mund të kenë ndikim dhe në zonat e tjera të qytetit ku do të ndodh protesta,”- thuhet në një njoftim të dytë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›