Policia dhe EULEX, sulmon aktivistët shqiptarë të Vetëvendosjes, 3 arrestohen

Foto nga Ardit Rada
(I përditësuar)- EULEX dhe forcat policore të kosovës ushtrojnë dhunë fizike ndaj aktivistëve të vetwvendosjes. Arrestohen tre aktivistë nga Tirana.
Nga dogana e Morinit, bëhet e ditur se pas dy orë e gjysëm pritjeje policia e Kosovës në bashkëpunim me forcat e EULEX kanë zbritur të gjithë aktivistët e “Vetëvendosjes” nga autobusët dhe kanë nisur kontrollin e mjeteve dhe personave.
Asnjë arsye nuk është dhënë për mbajtjen aq gjatë në doganë të autobusëve, ndërkohë që bëhet e ditur se në Morinë nuk ka patur as radhë dhe as probleme në sistemet kompjuterike të kontrollit.
Bëhet e ditur se një përfaqësues i aktivistëve nga Tirana është futur në një takim me drejtuesit e pikës doganore. Burimet bëjnë të ditur se drejtuesit e doganës kanë informuar aktivistët e “Vetëvendosjes” se nuk mund të kalojnë kufirin as në këmbë as me autobus.
********

Foto nga Ardit Rada
Burime për Shekullin nga pika doganore e Morinit, bëjnë të ditur se janë bllokuar në dogan, dy autobuzët e aktivistëve shqiptarë, të cilët u nisën sot në orët e para të mëngjesit për t`ju bashkuar protestës së lëvizjes “Vetëvendosje”
******
Protesta e Vetëvendosje e parashikuar për tu mbajtur sot ka gjetur mbështetjen edhe të qindra shqiptarëve. Thirrjes së kreut të Vetëvendosjes për të mbështetur protestën i janë përgjigjur mbi 100 shqiptarë të cilët në dy autobusë janë nisur drejt Kosovës në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Policia e Kosovës është vënë në gatishmëri me qëllim shtimin ë masave të sigurisë për qarkullim të lirë të njerëzve dhe mallrave përgjatë rrugëve nga vendkalimi kufitar Merdare për në Prishtinë e tutje, si dhe nga vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë për në Gjilan e tutje.
Sipas deklaratës së policisë së Kosovës sqaroi se do ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve si dhe mallrave përmes vendkalimit kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhë dhe në terë territorin e Republikës së Kosovës.
Në vijim bëhet e ditur se nga ana e forcave të rendit nuk do të lejohet asnjë bllokim i rrugëve si dhe asnjë afrim i protestuesve afër vendkalimeve kufitare dhe as bllokimi i tyre sipas tendencës së paralajmëruar nga përfaqësuesit e Vetëvendosjes.
*********

Foto nga Ardit Rada
Ambasadat në Prishtinë kundër protestës
5 ambasadat kryesore të akredituara në Prishtinë kanë shprehur shqetësimin e tyre për protestën e parashikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, për të mos lejuar futjen e mallrave serbe në tokën e tyre.
Sipas medieve kosovare Ambasada e Gjermanisë, Italisë, Francës Mbretërisë së Bashkuar dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë i shohin me shqetësim veprimtaritë e planifikuara të Vetëvendosjes për datën 14 janar për të mbyllur pikat kufitare të Kosovës në portat 3 dhe 5, si dhe për të kufizuar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave brenda Kosovës.
Në një deklaratë të përbashkët ato janë shprehur se: Veprimet e tilla jo vetëm që do të jenë joligjore, por po ashtu do të rritnin tensionet politike në Kosovë dhe do të ndikonin negativisht në imazhin e Kosovës jashtë vendit. Çdo bllokim i njëanshëm i tregtisë po ashtu do të shkonte kundër përkushtimeve të Kosovës nën CEFTA-n. Ne jemi të bindur që Policia e Kosovës, e mbështetur nga EULEX-i dhe KFOR-i në rolet e tyre përkatëse, do të tregojnë përmbajtje dhe profesionalizëm në sjelljen e tyre ndaj çfarëdo provokimeve, por në fund Vetëvendosje do të jetë përgjegjëse për pasojat e veprimeve të saja të planifikuara.
**********
Pro dhe kundër protestës së Vetëvendosjes
Pavarësisht kritikave të ashpra sot “Vetvendosjado të organizojë një protestë në dy pikëkalime kufitare me Serbinë për të ndaluar futjen e mallrave nga Serbia në Kosovë. Në sfondin e thirrjes së partisë opozitare “Vetëvendosja” për të protestuar sot në Kosovë, presidentja Atifete Jahhaga ka bërë thirrje që të mos bllokohen kufijtë dhe që problemet të zgjidhjen përmes institucioneve. Edhe partitë e tjera kanë reaguar duke bërë thirrje, që qytetarët të mos i bashkangjiten një proteste të tillë, duke argumentuar se ajo nuk është rruga e zgjidhjes së problemeve.
Ndërkohë që kryetari i Vetvendosjes Albin Kurti këmbëngul se organizimi i protestës nesër zhvillohet në kohën e duhur dhe në formën e duhur: “Protesta zhvillohet në momentin e duhur, pasi pritëm gati dy javë që qeveria e Kosovës të respektojë vendimin e marrë më 7 dhjetor të vitit të kaluar nga Parlamenti, që Kosova të vendosë reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë. Qeveria pati kohë deri më 1 janar që ta zbatojë këtë vendim, pra ta vendoste këtë reciproritet. Ne pritëm edhe dy javë të tjera dhe ky është momenti i fundit, që ta bëjmë këtë bllokim në zbatim të reciprocitetit. Mënyra gjithsesi është e përshtatshme për shkak se nuk ka më mjete të tjera institucionale, sepse Kuvendi i Kosovës është organi më i lartë ligjvënës politik dhe përfaqësues në Kosovë.
Protesta jonë është edhe forma e duhur, pasi ajo është paqësore, plotësisht e ligjshme, e drejtë, universale dhe në kuadër të vlerave demokratike. Më parë përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Pieter Feith, pati reaguar duke e hedhur poshtë idenë e Vetvendosjes: “Kjo nuk është një sjellje e përgjegjshme nga ana e një organizate, e cila është e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës. Nëse veprimi i Vetvendosjes realizohet, ky do ta dëmtojë reputacionin ndërkombëtar të Kosovës”, është shprehur ai.
Edhe përfaqësuesit diplomatikë të Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së shprehën shqetësimin e tyre lidhur me protestën e Vetvendosjes.
Veprimet e tilla jo vetëm që do të jenë antiligjore, por ato mund të rrisnin tensionet politike në Kosovë dhe mund të ndikojnë negativisht në imazhin e Kosovës jashtë vendit. Çdo bllokim i njëanshëm i tregtisë shkon gjithashtu kundër përkushtimeve të Kosovës në CEFTA, thuhet në një deklaratë, sipas së cilës Vetvendosje do të jetë përgjegjëse për pasojat e veprimeve të saj të planifikuara.
Zv.kryeministrja Mimoza Kusari-Lila tha se qeveria nuk do të lejojë që të vijë puna deri tek bllokada e pikës së kalimit me Serbinë. Ajo thekson se një bllokadë e tillë nuk do të thotë vetëm bllokadë e qarkullimit të mallrave dhe të njerëzve me Serbinë, por edhe bllokadë e transportit me BE-në. “Kur kemi vendosur masat e reciprociteti