Dëshmia e tmerrshme. Pse babait të Hekuran Dedës i ofrohet fotoja e vrasësit të të birit?
Share
70 vjeçari Halim Deda ka dhënë një dëshmi rrëqethëse për gazetën Shekulli. Ai ka thënë se njerëz me fuoristradë të zezë i kanë ofruar foton e vrasësit të të birit, Hekuran Dedës, që u vra me duar në xhepa përpara kryeministrisë. Nëse kjo është e vërtetë, dëshmia është jashtëzakonisht e rëndë. Në fillim të intervistës Halim Deda thotë se ata janë një familje e madhe dhe kryeministri nuk i ka bërë mirë hesapet. Deda thotë se e di kush ua ka vrarë të birin, megjithatë kryeministri u ka dërguar një sinjal se mund tu dërgojë foton e vrasësit. Për tu thënë se ja ky është njeriu mbi të cilin duhet të përqendroni hakmarrjen e urrejtjen tuaj. Ky shtet tribal të kall datën.