E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fajon: Vizat, lajm i madh për Kosovën

Nisja e dialogut për liberalizimin vizave për Kosovën është përshëndetur sot dhe nga deputetja e Parlamentit Evropian dhe ish-raportuesja për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon. Ajo e ka cilësuar këtë si një lajm të madh.

Ky është një lajm i madh për qytetarët e Kosovës, të cilët janë të vetmit në Ballkanin perëndimor edhe më tutje, të mbyllur prapa murit të vizave. Populli meriton privilegjin e regjimit pa viza për udhëtime kur qeveria t`i plotësojë kriteret e domosdoshme, kurse tashti është koha që të shfrytëzohet rasti për këtë, tha Fajon.

Ndër të tjera, Fajon citon se shpejtësia e këtij procesi, do të varet vetëm nga qeveria e Kosovës.

Është me rëndësi të madhe për të gjithë qytetarët e Kosovës që politikanët t`i bashkojnë përpjekjet në mënyrë që të bëjnë hapa konkretë në reforma për sigurimin e pasaportave të sigurta, kufijve të sigurt, rendit publik dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Shpejtësia e këtij procesi varet nga qeveria e Kosovës, përfundon Fajon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›