E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu me shkarkon vetem KLD

E premte 20 Janar 2012 1917

Kreshnik Spahiu nenkryetari i KLDPozicioni im tek Aleanca Kuq e Zi dhe pozicioni tek Keshilli i Larte i Drejtesise jane shume larg njeri tjetrit. Aktivitetet e mia tek aleanca AK nuk jane aspak politike.

Keshtu eshte shprehur Kreshnik Spahiu nenkryetari i KLD ne nje interviste per zerin e Amerikes. Gjate fjales se tij Spahiu theksoi se vendimin e maxhorances per shkarkimin e tij e cileson si anti kushtetues sidomos pasi u nxorr jashte me force nga komisioni i ligjeve. I pyetur ne qofte se do te duhej te zgjidhte mes pozicionit te tij ne KLD dhe ate te Aleances Kuq e Zi Spahiu deklaroi se tashme e ka bere zgjedhjen e tij. Spahiu theksoi gjithashtu se me hetimin ndaj tij po i behet nje atentat kushtetutes se Shqiperise pasi vete kuvendi nuk mund te shkarkoje nenkryetarin e KLD. Kjo mund te behet vetem nga KLD.ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›