E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK miraton kundër-mocion ndaj Vetëvendosjes

Partia Demokratike e Kosovës me anë të një mocioni të miratuar sot në Kuvend ka shfuqizuar mocionin e miratuar më parë me kërkesë të Vetëvendosjes.

Kundër-mocioni i PDK-së dhe koalicionit qeveritar për shfuqizimin e mocionit të 7 dhjetorit të Lëvizjes Vetëvendosje për reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar me Serbinë u miratua me 59 vota pro dhe 41 kundër.

Qeveria e Kosovës duke shkelur mbi qytetarët e saj, shkeli mbi vendimin e kuvendit, shtypi me dhunë zërin e qytetarëve, mbylli me dhunë kufirin me Shqipërinë dhe hapi me dhunë kufirin me Serbinë, tha Rexhep Selimi, deputet i Vetëvendosjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›