Banka Boterore mimet e ushqimeve u rriten 15
Indeksi i cmimeve te ushqimeve eshte vetem 3 per qind larg pikut te vitit 2008. Nga tetori i 2010-es deri ne janar te 2011-es ky indeks eshte rritur me 15. Te dhenat e fundit te Bankes Boterore lidhur me vezhgimin e cmimeve te ushqimeve paraqesin nje situate aspak inkurajuese. Disa nga produktet qe kane pesuar rritje me te madhe kane qene dritherat sheqeri vaji dhe orizi. Ne vendet me te ardhura te uleta dhe ato mesatare llogaritet qe numri i te varferve nga qershori i vitit 2010 te jete rritur me 44 milione. Ajo qe duket me problematike nga Banka Boterore eshte fakti qe cmimet nuk japin asnje sinjal per ulje madje tendenca e tyre parashikohet te jete e njejte ne kahun rrites. Per Banken Boterore vendet e zhvilluara mund ta kalojne me lehte kete pasi cenueshmeria nga rritja e cmimeve kalohet vetem tek shtresa e fundit e popullsise. Vendet me te ardhura te uleta dhe ato ne zhvillim sic eshte Shqiperia rrezikojne me shume pasi rritja e cmimit mund te krijoje luhatje te nje niveli me te larte pra makroekonomik. Kjo shihet ne kete kendveshtrim pasi deficitet buxhetore te vendeve ne zhvillim nuk lejojne luksin e te perballuarit te situatave te tilla me shume sukses nderkohe qe skema e ndihmes ekonomike jo gjithmone orientohet tek shtresa me ne nevoje. Per Shqiperine Banka Boterore jo pak here ka kritikuar faktin qe vetem nje pjese e vogel e ndihmes qe jepet arrin vertet tek shtresa ne nevoje. Ne raportin e publikuar dje theksohet se per vende te ndryshme te Europes Lindore dhe Azise Qendrore ku importi i ushqimeve dhe energjise eshte i larte inflacioni ka arritur vlera rekord. Kjo perfshin Taxhikistanin Gjeorgjine Shqiperine ne Europen Lindore dhe Azine Qendrore nje rajon ku deficitet e llogarise rrjedhese jane shume te ndjeshme pas krizes financiare te vitit 2009. Impakti fiskal i kesaj rritjeje cmimesh varet nga niveli i mbledhjes se te ardhurave nga tatimet mbi keto produkte dhe shpenzimet per zbutjen e situates qe mund te jene programe sociale ne rritje shprehet BB ne raportin e saj. Ne kete situate ajo sugjeron qe te merren masa per te reaguar qe tani ne menyre qe te sigurohet nje situate me e mire ne terma afatmesem duke u mbrojtur nga rritje te tilla cmimesh. Nder te tjera ajo propozon rritjen e investimeve ne bujqesi gjetjen e mekanizmave me te mire per tu vetemenaxhuar si dhe pershtatja ndaj ndryshimeve klimaterike permes marrjes se masave te nevojshme.