Ambasada britanike: Të korrigjohet Enciklopedia
Në letrën drejtuar ASHAM-it ambasadori Endrju Ki shkruan se ky është gabim dhe pret që faktet e gabuara të korrigjohen. Se si do ta korrigjojnë Enciklopedinë është çështje e ASHAM-it, por i gjithë ky proces do të kontribuojë për vendin, I cili ka pasuri shumë-etnike, tha Ki.
Ambasadori britanik tha se forcat e Britanisë së Madhe nuk kanë kryer kurrfarë trajnimi. I bëj thirrje ASHAM-it që ta korrigjojë pjesën ku theksohet një gjë e tillë. Nuk i kam lexuar pjesët e tjera të Enciklopedisë, por ajo shkaktoi një serë reagimesh në Maqedoni dhe jashtë saj. Është tejet e rëndësishme që në një libër të tillë të gjitha faktet të jenë të sakta dhe të konfirmuara, të gjitha interpretimet dhe tezat të jenë gjithëpërfshirëse dhe të paanshme, deklaroi ambasadori britanik në Shkup Endru Ki.
I pyetur se sa zhvillimet e fundit rreth prezantimit të Enciklopedisë mund të ndikojnë ndaj Raportit të ardhshëm për përparimin e Maqedonisë, me të cilin pritet që vendi të marrë datën për fillimin e negociatave për në BE, Kit ha se shpreson që gabimi do të korrigjohet dhe se Komisioni Evropian do të fokusohet në parakushtet e nevojshme. Vendimin se Maqedonia a do të marrë apo jo datën për çeljen e negociatave, Ki theksoi se do duhet ta marr KE-ja.(alsat-m/start)