Ambasada britanike prezanton projektin per qeverisjen e mire ne Shqiperi
Ambasada Britanike në Tiranë dhe Këshilli Britanik prezantuan dje pasdite arritjet e projektit për Qeverisjen e Mirë.
Sipas zyrës së shtypit të Ambasadës britanike, e Ngarkuara me Punë e Ambasadës Britanike, Elizabeth Evans, tha se "Projekti për Qeverisjen e Mirë" vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm në këtë moment të udhëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian".
"Opinioni i BE-së në vitin 2010 identifikoi 12 prioritetet kryesore për Shqipërinë, shumë prej të cilave janë të lidhura drejtpërdrejt dhe kontribuojnë në ndërtimin e demokracisë, transparencës dhe qeverisjes së mirë në Shqipëri", tha Evans.
Sipas saj, "roli i OJQ-ve dhe shoqërisë civile nuk mund të injorohet apo nënvleftësohet. Raporti i BE-së në 2010 bëri thirrje që "bashkëpunimi me shoqërinë civile të përmirësohet. Kjo mbetet e vërtetë njëmbëdhjetë muaj mbasi ka dalë raporti”.
“Ky projekt është duke punuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë për të forcuar rolin e OJQ-ve në qeverisje dhe hartim të politikave - nga ideimi deri në zbatim. Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Europian dhe komuniteti i gjerë ndërkombëtar kanë si interes të përbashkët mbështetjen e kësaj pune dhe të gjithë duan të shohin shoqërinë civile të përparojë nga ofrimi i sherbimeve tek avokatia dhe politikëbërja. Dhe për OJQ-të të punojnë në partneritet të barabartë me qeverinë dhe administratën publike për të kontribuar në mënyrë efikase dhe efektive për të gjithë shqiptarët, jo vetëm per ata me fat apo për disa të zgjedhur", përfundoi Elizabeth Evans.
“Projekti për Qeverisjen e Mirë”, financohet nga Banka Botërore, me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe donatorëve të tjerë dhe Këshilli Britanik është partneri zbatues i tij.
Ndërkohë Ambasada Britanike në Tiranë ka kryer një sërë aktivitetesh gjatë 10 muajve të fundit, ku përfshihen një seri seancash trajnuese me gratë mbi legjislacionin e punësimit, të drejtat e punësimit dhe ndërtimin e kapaciteteve të tyre për të aplikuar për vende pune në tregun e punës, ëorkshop me komunitetet lokale dhe përfaqësues të qeverisjes vendore për çështjet e transparencës së përdorimit të buxhetit të komunave dhe aksesit në informacion, etj.
Aktivitetet e projekteve janë të përhapur në të gjithë vendin, 11 qytete, përfshirë këtu dhe Tiranën, dhe ato mbështesin angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për diversitet dhe përfshirje.
Ekipet e projekteve kanë përfunduar hulumtimet në terren dhe zyrë, në fushën e efektivitetit të grantit të qeverisë për sektorin e bujqësisë në Fier dhe Lushnjë, si hulumtimet krahasuese për dispozitat e legjislacionit në lidhje me aksesin e informacionit ndërkombëtar dhe në Shqipëri.