Qeset plastike ndotes mjedisor
Jo vetëm ndotës i madh mjedisor, por dhe kërcënim serioz për shëndetin. Qeset plastike që nuk prodhohen nga materiale të biodegradueshme duan qindra vite të asgjesohen dhe si derivate të substancave toksike në vendgrumbullimet e mbeturinave shpërbëhen po në lëndë toksike. Prandaj Ministria e Mjedisit ka bërë gati aktin që ndalon operatorët ekonomik të hedhin në treg qese plastike të tilla që nga shtatori i vitit të ardhshëm.
Ky është hapi i parë për të nxjerrë gradualisht nga tregu qeset plastike të prodhuara nga material i pabiodegradueshëm.
Menaxhimi i ambalazheve dhe mbetjeve të tyre do të bëhet nga njësitë e qeverisjes vendore të cilat më pas do të raportojnë të dhënat për territorin nën juridiksionin e tyre në Ministrinë e Mjedisit.