E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ambasada çeke dhe ajo amerikane, vlerësojnë punën e ish- kryenegociatorit të Shqipërisë me BE, Zef Mazi

Puna e ish- kryenegociatorit të Shqipërisë me BE, Zef Mazi, është vlerësuar nga ambasada e Çekisë në Tiranë, e cila në nderim të tij ka organizuar edhe një pritje miqësore. Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë, me këtë rast, ka bërë edhe një reagim në Twitter, ku shpreh vlerësimet për zotin Mazi, në arritjen e çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE.

Paralelisht, edhe ambasada amerikane në Tiranë e falenderon Mazin për bashkëpunimin e mirë dhe punën e vështirë dhe të palodhur gjatë kësaj kohe, që u shpërblye me mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

“Puna e tij kulmoi në çeljen e bisedimeve të Shqipërise me BE. Një profil i lartë diplomatik, puna e tij ka qenë vendimtare në arritjen e një momenti kaq të rëndësishëm historik”,- shkruan ambasada çeke në Tiranë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›