E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Emërimi Ballukut si zv.kryeministre dhe i Majlinda Dhukës si kryenegociatore, Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në qeveri

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në qeveri.  Presidenti ka dekretuar shkarkimin e Arben Ahmetaj nga detyra si Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave si dhe ka dekretuar emërimin e Majlinda Dhuka si ministër Shteti dhe Kryenegociatore, si dhe Belinda Balluku edhe në detyrën e Zëvendëskryeministres, përpos detyrës që mban të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Tashmë dekretimet do të votohen në Kuvend në një seancë të jashtëzakonshme që do të mbahet më 28 korrik.

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Arben Ahmetaj nuk do të jetë më zv.kryeministër dhe në vend të tij do të emërohet Belinda Balluku. Sipas Ramës ky zëvendësim ndodh pasi fokusi i qeverisë nuk do të jetë më rindërtimi që është drejt përfundimit, por sfida energjetike dhe infrastruktura.

Rama largoi nga posti edhe kryenegociatorin me BE-në, Zef Mazi duke e zëvendësuar me Majlinda Dhukën.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›