E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar, Kuvendni seancë të jashtëzakonshme më 28 korrik për miratim

Ndryshimet në kabinetin qeveritar, ku kryeministri Edi Rama shkarkoi Arben Ahmetajn nga posti i zv.kryeministrit dhe emëroi Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun do të sjellin mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të parlamentit.

Dekrete pritet të firmosen nga Presidenti Bajram Begaj dhe më pas më 28 korrik të miratohen në parlament në orën 17:00.

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Arban Ahmetaj nuk do të jetë më zv.kryeministër dhe në vend të tij do të emërohet Belinda Balluku. Sipas Ramës ky zëvendësim ndodh pasi fokusi i qeverisë nuk do të jetë më rindërtimi që është drejt përfundimit, por sfida energjetike dhe infrastruktura.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›