E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Partia e Lirisë prezanton logon e re! Meta: Korrupsioni armiku i demokracisë! Jemi parti patriotike

Një ditë pasi ndryshoi emrin e partisë nga LSI në ‘Partia e Lirisë’ Ilir Meta ka prezantuar sot logon e re, e karakterizuar nga ngjyrat kombëtare Kuq e Zi. I zhveshur nga kostumi i Presidentit, Ilir Meta në një konferencë me gazetarët tha se sot i hapet rruga një partie të re politike, që sipas tij do të jetë ultra demokratike dhe patriotike.

‘Partia e Lirisë për aq kohë sa unë do të jem asnjë sekondë nuk do bojkotojë zgjedhje asgjë. Unë nuk jam naiv të kem demokraci daneze në Shqipëri. Është e mirëpritur të marrë pjesë në të gjitha zgjedhjet dhe në të gjithë opozitën e vërtetë. Partia e lirisë është liria, kushtetuta është e majtë apo e djathtë. Është gjithëpërfshirëse. Ne nuk jemi parti nacionaliste por një parti ultra demokratike. Referendumi është garanti i rikthimit të Shqipërisë në Kushtetutën më të mirë që ka pasur ky vend, në atë të vitit 1998,” tha Meta.

Logo e Partisë së Lirisë

Ai nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë, të cilën e akuzon se ka axhendë antikombëtarë, ndërsa tha se duhet t’i shpallet luftë korrupsionit.

“ Aleati më i madh i kësaj kleptokracie është indiferenca e popullit dhe intelektualëve. Mendoj se tani duhet të fillojmë nga puna sepse për fat të mirë tani nuk e kemi më atë kostumit që na sillte atë pyeten a i lejohet presidentit të bëjë gjëra të tilla? Armiku kryesor i demokracisë është korrupsioni dhe është pikërisht ky që e ka rrënduar situatën e çdo shtetari‘, tha Meta.

Meta sërish ka sulmuar Bashën, ku e akuzon se ka qenë në aleancë me Ramën që në 2014 për të punuar kundër LSI.

“Harta territoriale e u miratua me konsensus të plotë Rama-Basha. Bashkëpunimi dhe aleanca e tyre është më e hershme se 17 maji. Unë atëherë i kërkova vazhdimisht z. Basha që të përfshihej në këtë reformë sepse nuk do të kalonte asgjë pa miratimin e PD. Unë kam insistuar dhe i kam çuar atij të ndjerin Bashkim Fino dhe Petrit Vasilin dhe të diskutonin, që të sillte edhe një projekt. I kam thënë silleni hartën e re me kritere, dhe do miratohet ajo që doni ju. Ai kurrë nuk solli një projekt. Kjo sepse kishte rënë dakord me Ramën”, tha Meta.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›