E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada e SHBA Fondi per gjykaten administrative eshte djegur

Diplomacia amerikane ne Tirane USAID dhe Korporata Sfida e Mijevjecarit sqaron vendimin per gjykaten administrative

Ambasada Amerikane ne Tirane konfirmon edhe nje here se fondi i akorduar nga USAID per gjykaten administrative eshte djegur ne menyre perfundimtare. Programi per gjykatat administrative u perfundua me 30 shtator 2010 ndersa per programet e tjera qe nuk kane lidhje me Gjykaten Administrative ndash pjese e Programit te Pragut II te Korporates Sfida e Mijevjecarit do te vazhdojne deri me 31 janar 2011 thuhet ne njoftimin per shtyp te Ambasades Amerikane ne Tirane. Sipas Bruce Kay drejtor i Programeve te Pragut te Programit Sfida e Mijevjecarit Eumlshte dicka e pafat qe ligji per Gjykatat Administrative nuk u miratua ne afatin e kerkuar te 30 shtatorit 2010. Si rrjedhoje te gjitha veprimtarite e programit per gjykatat administrative kane mbaruar. Kay perfundoi dje nje vizite peseditore ne Shqiperi per vleresimin e programeve te Programit te Pragut te Shqiperise me Korporaten Sfida e Mijevjecarit. Gjate diteve te qendrimit ne Shqiperi Bruce Kay ka bere nje apel te ri per miratimin e reformave ne vend. Duke nenvizuar shansin qe po i jepet Shqiperise ne perfitimin e fondeve amerikane ai ka prekur edhe sfida te tjera qe i shtrohen vendit si regjistrimi i banesave. Shqiperise po i jepet nje shans i dyte per te perfituar nga projekti yne. Faza e dyte e ketij programi perfundon ne korrik 2012 nderkohe jemi ne diskutime per nje shtyrje te afateve. Periudha 6-mujore janar 2011 - qershor 2011 shpresojme qe ti sherbeje qeverise per reformen e planifikimit te territorit dhe ate te regjistrimit kombetar. Ne presim qe sistemi i regjistrimit te funksionoje ne te gjitha zonat pilot tha Kay. Nje deklarate e tij ka rendesi specifike pse Kay ndodhet ne Shqiperi prej disa ditesh dhe sipas burimeve prane qeverise ka zhvilluar takime me perfaqesues te te gjitha forcave kryesore ne vend. Pesimizmi i shprehur ne kete forme deshmon se komunikimi politik ne Shqiperi eshte frenuar ne kufijte e interesave partiake tanime te ngjyrosura me lakmues elektoral. Terthorazi Kay ka dhene informacione mbi nje realitet qe fotografohet vetem permes simptomave te krizes dhe te nje kulture politike qe po i faturon vendit shume kosto. Ngerci i tejzagjtur eshte kthyer ne nje prove force teresisht sterile ne produktin e vet politik dhe qe per me shume po demton jashte mase pritmerite dhe shpresat e partnereve nderkombetare te Shqiperise. Gjithashtu presim qe deri ne fund te korrikut te jene arritur rezultate te larta ne luften kunder korrupsionit eshte shprehur Kay.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›