E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruci ankohet ne Bruksel per Berishen dhe Topallin

Opozita nuk kerkon te draftoje apo imponoje nje kod te ri

Partia Socialiste ankohet te nderkombetaret per Kryeministrin Sali Berisha dhe Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Eliminimi i votes se fshehte manipulimi i procesit te votimit ne Parlament dhe zbatimi i ligjit te lustracionit per emrat e dekretuar nga Presidenti ishin thelbi i letres se kryetarit te grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci drejtuar faktorit te huaj. Konkretisht letra e socialisteve u eshte nisur tre perfaqesuesve ne darken e famshme te Krokodilit ne Strasburg kryetareve te grupeve parlamentare te PE-se Zhozef Dol Martin Shulc dhe komisionerit per zgjerim Stefan Fyle. Ne letren e numrit dy te PS-se Gramoz Ruci specifikohet se zgjedhjet nuk u deformuan nga Kodi Zgjedhor por nga shkelja e tij. Kreu i grupit te PS-se Ruci thote ne leter se qytetaret shqiptare kane nevoje per garancine qe vota e tyre nuk do te deformohet dhe se rezultati i zgjedhjeve do te jete nga fillimi deri ne fund shprehje e zbatimit te Kodit Zgjedhor. Ne leter socialistet kane akuzuar Kryeministrin Berisha se nuk po zbaton rezoluten e Parlamentit Europian. Ne lidhje me jeten parlamentare socialistet kane bere me dije nje seri akuzash ne drejtim te mazhorances aktuale. Eliminimi ne menyre te dhunshme i votimit te fshehte edhe kur behet fjale per persona te vecante manipulimi i procesit te votimit ne sallen e Kuvendit mungesa e transparences minimale te procesit legjislativ ne teresi moslejimi i mbikeqyrjes financiare dhe ndryshimit ne menyre te njeanshme te rregullave te funksionimit te Parlamentit tri here brenda ketij sesioni parlamentar apo zbatimi de facto ne praktike i ligjit te lustracionit per emrat e dekretuar nga Presidenti i Republikes jane kritikat qe socialistet kane rreshtuar ne drejtim te asaj qe demokratet e cilesojne si parlamentarizem. Letra e kreut te grupit te PS-se Gramoz Rucit mban edhe akuzat per korrupsion kulturen e pandeshkueshmerise dhe krimin e organizuar. Vetem pak dite me pare eshte vrare ne pragun e shtepise nje kryekomunar i opozites nderkohe qe per vrasjen e nje deputeti te opozites ne prag te fushates se shkuar nuk ka ende asnje rezultat hetimor eshte akuza tjeter qe socialistet u jane drejtuar nderkombetareve per menyren se si mazhoranca fale numrave ne Kuvend po vepron ne sallen e Parlamentit por edhe ne drejtimin e shtetit.

Shqiperia eshte ne nje krize te thelle politike dhe institucionale burimi i se ciles eshte pikerisht deformimi i procesit zgjedhor te 28 qershorit 2009 nga ka dale nje Parlament qe po prek nivele te panjohura me pare te shkeljes se parimeve e normave qe rregullojne funksionimin e tij citohet ne letren e Gramoz Rucit. Pasi i kane bere akuzat e tyre ne adrese te mazhorances ne Parlament dhe nuk kane marre asnje pergjigje socialistet kane vendosur ti drejtohen faktorit nderkombetar.
Po keshtu socialistet kane kujtuar se ne rezoluten e Parlamentit Europian eshte meshiruar ngritja e komisionit hetimor parlamentar me nje mandat per te hetuar materialet zgjedhore.

Kreu i grupit kuvendor socialist Ruci informon eurodeputetet Zhozef Dol dhe Martin Shulc si edhe komisionerin Fyle se ne baze te kesaj rezolute mbi 35 deputete socialiste kane firmosur kerkesen per ta ngritur komisionin parlamentar por ende nuk kane marre pergjigje te qarte dhe te prere nga Kryeministria Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›