E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS ta shqyrtoje me seriozitet pergjigjen per hetimin

Berisha

Kryeministri Berisha deklaroi dje se pergjigjja qe Partia Demokratike do ti dergoje diten e neserme Partise Socialiste ne lidhje me kerkesen e bere per hetimin e zgjedhjeve duhet te shqyrtohet me seriozitet. Kjo deklarate e bere nga kreu i qeverise le te kuptohet se pergjigjja qe do te jepet nga ana e PD-se per kerkesat e dorezuara dorazi nga ana e kryetarit te PS-se Edi Rama nuk do te jete entuziaste per opoziten. Diten e hene do te kene pergjigjen tone serioze dhe uroj qe ata ta shqyrtojne e trajtojne me seriozitet. Po keshtu nje refuzim i kerkesave te PS-se per hetimin e zgjedhjeve te shkuara konfirmohet edhe nga burime prane PD-se. Nga ana tjeter Berisha nuk i ka kursyer Rames as ironine ne lidhje me ceremonine e dasmes se tij. Me lejoni ti uroj kryetarit muaj mjalti te gezuar Kjo eshte ne rrafshin njerezor ka deklaruar Berisha dje gjate nje prononcimi per mediat. Keto deklarata kreu i qeverise i beri gjate nje ceremonie te mbajtur ne Marikaj ku inauguroi ujesjellesin rajonal te Bashkise Vore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›