Godo Shqiperia multietnike term i gabuar

Une i bazohem preambules se Kushtetutes. Shqiperia multietnike eshte nje term i gabuar tha politikani Godo. Si nje nga bashkehartuesit e Kushtetutes politikani Godo eshte ndalur edhe me tej duke thene se ne kemi shtetin e pavarur te Kosoves kemi nje marreveshje te Ohrit per shqiptaret e Maqedonise. Ne qofte se dikush aspiron integrimin e se ardhmes se kombit duhet tu permbahet ketyre pikave.
Sipas Godos kur rajoni te jete i integruar ne Bashkimin Europian do te bien kufijte e shqiptareve. Cdo nxitje e kesaj permase ne kete drejtim do tu sherbente atyre qe hedhin tezen e Shqiperise se madhe. Nga jashte gjithmone vjen nje pyetje A mos valle po punojme per Shqiperine e madhe Kjo nuk qendron sepse sot ne kemi nje faktor politiko-gjeografik qe u pershtatet shqiptareve. Mendoj se politika jone duhet ti kushtoje rendesi sigurimit te kufijve detare dhe tokesore ketu duhet ta perqendroje vemendjen e saj thote Godo.
Regjistrimi i popullsise duhet te behet kur te perjashtohen dy elemente besimi fetar dhe perkatesia etnike. Regjistri do te behet i lire vetem pasi shqiptaret do te mund te levizin lirshem ne Europe dhe nuk do te jene te detyruar qe per shkak te nje pune apo ceshtjeve te tjera te deformojne besimin fetar apo perkatesine etnike tha politikani Sabri Godo.
Regjistrimi i popullsise mbi baza gjuhesore e perkatesise fetare dhe etnike perben nje rrezik serioz dhe kercenim per territorin e vendit. Reagimi i forte vjen nga nje prej hartuesve te Kushtetutes politikanit Sabri Godo i cili ne kete menyre i pergjigjet menyres se si po kryhet ky regjistrim.
Politikani Sabri Godo e sheh kete projekt si shume te rrezikshem qe do te conte ne rritje artificiale te shtetasve me kombesi greke ne vendin tone.