E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tavo largohet nga PS-ja bashkohet me mazhorancen

Deputeti i Qarkut te Gjirokastres gjen strehe te LSI-ja

Vangjel Tavo vendosi dje perfundimisht ti bashkengjitet grupit parlamentar te Levizjes Socialiste per Integrim duke qene keshtu deputeti me i ri i mazhorances parlamentare dhe qeveritare. Deputeti i zgjedhur nen siglen e Partise Socialiste ne Qarkun e Gjirokastres u shfaq pasditen e djeshme ne nje konference shtypi ne krah te kryetarit te LSI-se njekohesish zevendeskryeministrit Ilir Meta per te bere zyrtare edhe largimin e tij drejt kesaj partie qe eshte pjese e mazhorances. Une per te mbrojtur idete e mia te majta per te mbrojtur interesat e elektoratit tim vendosa te bashkohem ne krah te shokeve te mi te vjeter Ilir Meta. Bashkohem me LSI per te mbetur gjithe jeten socialist theksoi Tavo perpara mediave. Sipas deputetit te Gjirokastres ky vendim erdhi per shkak se ai nuk kishte marre pergjigje nga ana e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama per shqetesimet qe kishte ngritur ne lidhje me funksionimin e kesaj partie ne qarkun ku ai ishte zgjedhur deputet me shume se nje vit me pare. Prisja nje pergjigje pozitive nga ana e Partise Socialiste por nuk mora asnje te tille deklaroi Tavo. Nga ana e tij zevendeskryeministri njekohesisht ministri i Ekonomise Ilir Meta pershendeti kete qendrim te Tavos per tju bashkuar LSI-se duke u shprehur se ai eshte i mirepritur ne radhet e partise qe drejton. Vangjel Tavo do te gjeje te gjitha hapesirat per te vijuar kontributin ne politike. Kjo eshte nje zgjidhje e drejte e mirepritur nje zgjidhje qe do te mbroje interesat e vendit dhe te se majtes shqiptare theksoi Meta gjate konferences se perbashket per shtyp. Kjo levizje e deputetit socialist drejt radheve te mazhorances mund te lidhet edhe me ndryshimet e pritshme qe mund te behen ne qeveri dhe emerimin e deputetit Tavo ne ndonje post ministror.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›