Ambasada e SHBA Lejoni hetuesit te punojne

Arvizu Nese Kushtetuta i parashikon zgjedhjet e parakohshme dhe nese palet bien dakord pse jo
TIRAN - Ambasadori i SHBA-ve ne Tirane Aleksander Arvizu ka apeluar serish dje qe politika shqiptare te largoje duart nga sistemi i drejtesise dhe te lejoje zhvillimin e hetimeve.
Qe Shqiperia te funksionoje ne menyre te efektshme si demokraci eshte absolutisht e domosdoshme qe institucionet e pavarura sidomos ato te ngarkuara me mbrojtjen e te drejtave te qytetareve ruajtjen e sundimit te ligjit dhe kryerjen e drejtesise te lejohen te funksionojne pa nderhyrje apo kercenime nga cdo ane qofte kjo qeveri opozita apo tjeter.
Shtetet e Bashkuara besojne se eshte me rendesi kritike qe te zhvillohet nje hetim i besueshem dhe i gjithanshem mbi ngjarjet e 21 janarit.
Ne pergjigje te kerkeses se Prokurores se Pergjithshme per ndihme teknike nga SHBA per te ndihmuar hetimin e saj kam kenaqesine te raportoj qe pergjigja jone eshte e favorshme - tha dje ambasadori Arvizu. Ne fjalen e tij ai beri nje apel te qarte per mazhorancen e cila prej ditesh po sulmon kryeprokuroren Ina Rama. Kam keto fjale per cilindo lejoni hetuesit te kryejne punen e tyre - tha ai.
Ambasadori amerikan shpjegoi se nje dite me pare kishte ngrene dreke me kryeministrin Berisha dhe e kishte bindur qe te anulonte antimitingun. Nga ana tjeter ai i kerkoi publikisht Edi Rames qe te terhiqet nga mitingu i te premtes.
I pyetur per mundesine e zgjidhjes se krizes permes zgjedhjeve te parakohshme Arvizu tha Kjo eshte dicka qe duhet ta vendosin palet. Zgjedhjet demokratike jane menyra ne te cilen shoqerite demokratike zgjedhin qeverite e tyre zgjedhin udheheqesit e tyre. Zgjedhjet vendore jane planifikuar per ne maj te ketij viti.
Zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme jane planifikuar per ne vitin 2013. Mua me duket se nese ka nje mekanizem kushtetues nese Kushtetuta i parashikon zgjedhjet e parakohshme dhe nese palet bien dakord pse jo. Por kyci eshte qe duhet te jete dicka kushtetuese dhe te gjitha palet duhet te bien dakord me nje gje te tille.