E Diel, 1 Nëntor 2026

BE apel politikes Te parandalohet dhuna

TIRAN - Ne jemi me ju ne duam qe Shqiperia te kete nje perspektive te qarte europiane. Ne duam qe te shikojme nje fund te dhunes duam qe te shikojme nje ulje te pershkallezimit te tensionit. Nuk eshte menyra Europiane e te zgjidhurit te ceshtjeve politike ajo qe pame ne menyre te dhunshme me 21 Janar.


Ky eshte mesazhi i dhene dje nga Perfaqesuesja e Larte e Bashkimit Europian per eshtjet e Jashtme dhe ato te Sigurise Kathrin Ashton permes te derguarit te BE-se per zgjidhjen e krizes Miroslav Lajcak.


Pas takimit qe zhvilloi me Presidentin e Republikes kryeministrin dhe kryetarin e PS-se drejtori Ekzekutiv ne Sherbimin e Jashtem te BE-se zoti Miroslav Lajcak shprehu shqetesimin per situaten e tanishme qe ndodhet Shqiperia. Mbi keto takime zyrtari i larte europian beri te ditur se ka theksuar nevojen per te restauruar qetesine dhe respektin e plote per rregullin dhe shtetin e se drejtes.


Une i kujtova perfaqesuesve tuaj politik per pergjegjesine e tyre qe e ndajne te gjithe per gjerat qe do te rendis me poshte parandalimin e nje dhune apo gjakderdhje te metejshme funksionimi i institucioneve shteterore respekti mbi institucioneve shteterore sepse askush nuk eshte mbi keto institucione - sqaroi i derguari i Bashkimit Europian per zgjidhjen e krizes politike ne Shqiperi.


Ai theksoi se duhet te mbahet pergjegjesi per ata qe kane shkaktuar vdekjen pra drejtesi. Sipas tij duhet te shmangen veprimet qe mund ta shtyne kete boshllek qe ekziston per momentin dhe qe e ndane skenen politike shqiptare dhe shoqerine me veprime qe mund ta shtojne me teper nivelin e konfrontimin. Per te duhet kthim i Shqiperise ne rrugen e saj europiane.


Drejtori Ekzekutiv ne Sherbimin e Jashtem te BE-se zoti Miroslav Lajcak nen udheheqjen e baroneshes Ashton i kujtoi dje politikes shqiptare se kthimi i vendit tone drejt rruges europiane nuk mund te arrihet nese qeveria dhe opozita nuk bejne pjesen qe duhet te bejne dhe i takojne te bejne.


Dhe une e bera teper te qarte se e ardhmja e Shqiperise varet se tepermi mbi ate nese udheheqesit politike shqiptare zgjedhin te bejne ate qe u kerkojme ne ta bejme dhe ta bejne ate tani. Sic e thashe ne fillim te kesaj deklarate Bashkimi Europian eshte bashke me ju dhe i gatshem per ta ndihmuar vendin tuaj - theksoi Lajcak. Ai shprehu gatishmerine per tu kthyer ne Shqiperi ne cfaredo lloj momenti.


Madje beri te ditur zyrtari i larte Europian dhe baronesha Ashton eshte e gatshme te vije ne Shqiperi po ashtu dhe komisioneri Fule eshte i gatshem te vije ne Shqiperi. Por tashme varet nga politikanet tuaj qe ata te bejne levizjen e pare te duhur ne drejtimin e duhur. Politikanet tuaj e dine saktesisht se cfare duhet te bejne. Kete deshiroja te thosha si mesazh per shqiptaret - perfundoi deklaraten e tij per mediat drejtori Ekzekutiv ne Sherbimin e Jashtem te Bashkimit Europian.


Kerkesat e BE-se
Parandalimin i dhunes apo gjakderdhje te metejshme

Funksionimi i institucioneve shteterore

Respekti mbi institucionet shteterore

Ne presidence
Topi apel per qetesi


Presidenti i Republikes Bamir Topi zhvilloi dje dy takime me delegacionin e posacem te Bashkimit Europian ne vendin tone te kryesuar nga Miroslav Lajcak.


Gjate takimit palet diskutuan rreth mundesive per te gjetur nje rrugezgjidhje te menjehershme nga kjo situate. Sugjeroj se pezullimi i perkohshem i cfaredolloj demonstrate apo tubimi publik do te kontribuonte ndjeshem ne uljen e tensionit si dhe mundesimit te hapesirave te duhura per institucionet e pavarura te drejtesise qe te zhvillojne nje hetim teresor transparent te paanshem dhe profesional. Nga ana tjeter duhet qe per stabilizimin e menjehershem te situates si mazhoranca ashtu edhe opozita te gjejne vullnetin e duhur politik dhe individual e te rivendosin menjehere dialogun politik institucional - tha Topi.


Ne kryeministri
BE Rivendosni dialogun


I derguari i Bashkimit Europian Lajcak takoi kryeministrin Berisha per tu njohur me qendrimin e mazhorances mbi situaten e krijuar. Kryeministri i paraqiti te derguarit te BE-se nje panorame te ngjarjeve dhe pozicionin e qeverise.


Kryeministri siguroi per vendosmerine e qeverise shqiptare per mbrojtjen e Kushtetutes te shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike ne vend perkarshi cdo tentative per shkeljen e tyre. I derguari i BE-se kerkoi nga palet shmangien e organizimit te protestave.


BE kerkon nga te gjitha palet rivendosjen e dialogut politik ne Parlament per te vijuar ecjen perpara me axhenden e integrimit europian vecanerisht ate te statusit te vendit kandidat dhe perqendrimin te gjitha energjive ne pergatitjen per zgjedhjeve lokale te 8 majit - deklaroi Lajcak.


Ne seline e PS
Demonstrata nuk eshte zgjidhja


Takimin e trete Drejtori Ekzekutiv ne Sherbimin e Jashtem te BE-se Miroslav Lajck e zhvilloi me liderin e opozites Edi Rama. Rreth ores 1230 Lajcak perfundoi takimin me kreun e PS-se. Pas takimit me Ramen i derguari i BE-se shprehu ngushellimet familjareve te viktimave te demonstruesve. Mesazhi yne eshte ky Ne jemi me ju. Duam qe Shqiperia te kete nje realitet te qarte europian.


Duam te shikojme nje fund te dhunes dhe ulje te tensioneve. Nuk eshte menyra europiane e te zgjidhurit te ceshtjeve politike ajo qe pame te premten - theksoi Lajcak. Kreu socialist nuk komentoi biseden e zhvilluar ne seline roze. Kryetari i PS-se falenderoi nderkombetaret per perpjekjet e tyre ne kapercimin e situates politike ne vend por tha se demonstrata e te premtes nuk do te anulohet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›