CNN iReport Berisha urdheroi vrasjet

Nje shkrim i publikuar se bashku me nje video ne CNN ne seksionin iReport ku raportojne qytetaret
Mund te jete qytetari i radhes qe thjesht po kalon ne rruge ne pune te tij qe mund te qellohet ose te rraset ne burg. Mund te jete nje biznesmen i vogel e i ndershem qe gjobitet pa asnje arsye e nuk ka asnje vend ku mund te gjeje drejtesi.
Kjo eshte situata ne Shqiperi pikerisht tani. Pasi qeveria vrau tre protestues te pafajshem qe dukeshim jashte territorit te godines se kryeministrise Sali Berisha po pretendon se ai eshte gati per te vrare me shume njerez vetem per te mbrojtur interesat e tij per shkak se askush nuk beson se kjo qe pretendon ai eshte ne te mire te vendit. Ai gjithashtu po sulmon Sherbimet Sekrete dhe Prokuroren e Pergjithshme thjesht sepse po ben detyren per te zbuluar ata qe dhane urdhrin per te qelluar mbi turmen.
Duket se ne kete pike disa nga institucionet qe jane akuzuar si vegla te Sali Berishes dhe qe e kane mbeshtetur ate ne shume nga skandalet e fundit nuk jane aq te cmendura sa te mbeshtesin ate ne vrasjen e njerezve te pafajshem. Qe te behet e qarte per te gjithe ka nje ligj qe thote se policia garda ose ushtria mund te qellojne per te plagosur dike pasi e kane paralajmeruar ndersa sulmojne brenda nje institucioni qeveritar. Por nuk ka ndodhur keshtu.
1. Tre personat jane vrare jashte territorit te godines qeveritare.
2. Asnje nga protestuesit nuk eshte paralajmeruar.
3. Te tre jane qelluar ne koke ose ne gjoks cka nuk synonte plagosjen apo neutralizimin e tyre.
Ai po perdor te njejtat metoda si diktatori Enver Hoxha sherbyes i te cilit ai ka qene dikur duke hequr qafe personat qe i kane sherbyer atij por qe nuk jane me te vlefshem per te. Shpresojme qe ky maniak i frikesuar nuk do jete shume gjate verdalle perndryshe e ardhmja e ketij vendi do jete shume e zymte.