Politika te mos pengoje Prokurorine qe te hetoje

SHBA Hetimi i 21 janarit do te kete mbeshtetjen tone kreret e politikes te mos nderhyjne. Prokuroria eshte e afte te bejne hetime te besueshme
Ne nje interviste per Zerin e Amerikes Zv.ndihmes Sekretari i Shtetit per Europen Tom Kantrimen u ben thirrje dy paleve ne Shqiperi te qetesojne situaten. Udheheqesit politike thote zyrtari i larte amerikan duhet te mos perzihen por te bashkepunojne me Prokurorine per hetimet.
Zoti Kantrimen situata ne Shqiperi eshte perkeqesuar. Cili eshte mendimi i qeverise amerikane per situaten e tanishme. Sa shqetesuese eshte ajo
E premtja 21 janari ishte nje dite e trishtueshme per gjithe shqiptaret vecanerisht per shkak te humbjes se jetes se tre personave gjate dhunes politike. Ne nje situate te tille nuk ka fitues. Ka vetem humbes mes udheheqesve politike humbet populli dhe imazhi i Shqiperise ne Bashkimin Europian aty ku ajo synon te anetaresohet.
Vazhdimi i perpjekjeve per te kthyer kete gjendje humbjeje ne nje gjendje fitoreje rrezikon te sjelle dhune te metejshme. Shtetet e Bashkuara si nje mik i mire i Shqiperise ndajne thellesisht shqetesimet qe ekzistojne sot per dhune dhe per perseritjen e dhunes.
Prandaj ambasadori Arvizu me mbeshtetjen e forte te Departamentit te Shtetit po punon intensivisht me Bashkimin Europian me OSBE-ne tu jape paleve nje mundesi te ndalen per nje moment te marrin fryme thelle te rivleresojne dhe qetesojne situaten. Lidhur me gjendjen e sotme dua te ritheksoj ate qe tha ambasadori Arvizu se pas kerkeses se Prokurores se Pergjithshme ne jemi te gatshem te ofrojme ndihme teknike.
Hetimet do te drejtohen nga pala shqiptare me ndihmen teknike nga Shtetet e Bashkuara dhe te tjere ne menyre qe pergjegjesia per dhunen per vrasjet e se premtes te percaktohet ne menyre ligjore ne nje forme qe permbush standardet europiane.
Kjo do tu jepte te dy paleve mundesine te thoshin se shqetesimet e tyre per dhunen po zgjidhen ne menyre te pavarur dhe te paanshme. Kjo eshte e rendesishme jo vetem per situaten e sotme politike por edhe per zhvillimin e institucioneve te Shqiperise.
shte jetike qe nje institucion i pavarur si Prokuroria te jete ne gjendje te beje punen te jete ne gjendje te beje nje hetim te besueshem te asaj qe ndodhi te premten. Se dyti dua te them se ne mirepritem vendimin e Kryeministrit per te anuluar manifestimin qe partia Demokratike kishte planifikuar per te shtunen.
Pas bisedave qe pati me ambasadorin Arvizu dhe ndihmessekretarin e shtetit Phil Gordon ai arriti nje vendim qe une besoj se eshte ne perputhje me nevojen e sotme per te qetesuar situaten dhe shmangur nje rritje te temperaturave. Ne e mirepresim kete vendim.
Kryetari i Partise Socialiste ka bere te ditur se ai synon te zhvilloje nje demonstrate paqesore te premten. Une kam respekt te plote per zotin Rama por duhet te them se sinqerisht ky eshte nje gabim. Gjendja sot ne Shqiperi eshte tejet e mbingarkuar.
Edhe me synimet me te mira edhe me synimin e mire javen e kaluar per te zhvilluar nje proteste paqesore pati dhune. shte e veshtire per cdo politikan te premtoje se do te kete proteste paqesore kur ajo planifikohet ne nje atmosfere kaq te nxehte.
E di se demonstrata behet ne kujtim te tre viktimave por une jam i shqetesuar se nese demonstrata zhvillohet nese kalohet ne dhune ne vend qe te nderoheshin viktimat do te krijohej efekti i kundert.
A mendoni se ne kete situate te mbingarkuar pas sulmeve te ndersjella midis Rames dhe Berishes qe jane bere personale keta dy udheheqes mund te ulen dhe te negociojne me njeri-tjetrin A eshte e mundur kjo
Do te thosha qe ne politike gjithcka eshte e mundur. Besoj se ndaj me shumicen e shqiptareve zhgenjimin qe politika eshte personalizuar dhe eshte bere e pamoralshme. Ajo nuk eshte me rreth ideve rreth konkurrences midis dy forcave qe e thone qarte se cfare qendrimesh mbrojne por qe sulmojne e kundersulmojne gje qe nuk pasqyron ate shtet evropian sic deshiron te jete Shqiperia. Une jam i bindur se populli nuk deshiron me dhune nuk do te shikoje me fyerje ai do te shohe udheheqes qe kane forcen e duhur per te biseduar e arritur kompromise.
Opozita ka kerkuar zgjedhje te parakohshme. A mendoi se ato jane nje alternative per zgjidhjen e problemeve
Jo.
Si mendoni se ndikon tek imazhi i Shqiperise fakti qe nje vend i NATO-s nje vend qe aspiron te hyje ne BE nuk eshte ne gjendje te kryeje hetime te tilla te thjeshta si nje videokasete korrupsioni apo nje proteste
Ka dy ceshtje ketu. Se pari nuk eshte mire per imazhin e Shqiperise. Prandaj e thashe ne fillim se ka vetem te humbur nuk ka fitues dhe se synimi nga njera pale ose tjetra per te gjetur fitore ne nje humbje te pergjithshme te terheq edhe me poshte.
Per sa i perket aftesise se institucioneve une besoj se institucionet e pavarura ne Shqiperi jane te afta te bejne hetime te besueshme. Por ajo qe duhet eshte qe udheheqesit politike te heqin dore dhe te mos i perdorin perpjekjet e prokuroreve si nje mjet politik.
Kjo eshte nje ceshtje ligjore kjo ka te beje me ate se cfare shteti deshiron te jete Shqiperia. Ky nuk eshte nje mjet qe nje pale te godase tjetren. Partite duhet te mos perzihen duhet te bashkepunojne me Prokurorine dhe te lejojne hetimet te vazhdojne.