Faleminderit por ne nuk heqim dore nga demonstrata

TIRAN - Krahas apelit te nderkombetareve per te anuluar cdo demonstrate Partia Socialiste ka shprehur vendosmerine per te zhvilluar demonstraten-homazh. Pas takimit me te derguarin e Bashkimit Europian per zgjidhjen e krizes ne Shqiperi Miroslav Lajcak kryesocialisti u ka derguar nje tjeter apel qytetareve per tiu bashkuar nismes se opozites per te kujtuar tri viktimat e te premtes se kaluar.
Duke i mirekuptuar plotesisht per shqetesimin e posacem ne keto momente dramatike per Shqiperine dhe duke i falenderuar me gjithe zemer per perfshirjen e tyre pa rezerva ne funksion te kapercimit te situates te gjithe miqte e partneret nderkombetare te Shqiperise jam ketu per ti drejtuar nje apel cdo qytetari e qytetareje te ketij vendi
Kush deshiron ti kujtoje viktimat e terrorizmit qeveritar duke respektuar traditen e kesaj toke dinjitetin e ketij populli aspiratat europiane te kesaj levizjeje qytetare me rrobat e zise shqiptare me lulet e nderimit njerezor me heshtjen e dhimbjes se patregueshme eshte i ftuar te marre pjese ne homazhet e 28 janarit - drejtoi apelin qytetareve Edi Rama.
Demonstrata e radhes nga ana e opozites eshte parashikuar ne formen e nje marshimi ne heshtje. Lideri i Opozites se Bashkuar tha dje se kush deshiron te lutet me fjalet e tij te thena pa ze bashke me kedo tjeter qe njesoj kerkon nje atdhe ku te fitoje paqja jo dhuna respekti per njeri-tjetrin jo armiqesia me njeri-tjetrin bashkejetesa europiane jo barbaria fashiste eshte i ftuar te marre pjese ne homazhet e 28 janarit.
Me tej ai theksoi se kush deshiron ti tregoje botes mbare qe ne te gjitha ekranet e gjuhet do te percjelle homazhet e 28 janarit se shqiptaret vriten plagosen rrihen e neperkemben ne mes te Europes si te ishin te pushtuar jo te qeverisur dhe megjithate as do te jepen rrugeve te dhunes e as te fshihen qosheve te frikes eshte i lutur te vije per te ndezur qiriun e endrrave e shpresave te veta qe ishin dhe endrrat e shpresat e tre demonstruesve te paharrueshem.
Nga ana tjeter kryesocialisti nenvizoi se kush beson tek verberia e dhunes jo tek lotet e paqes nuk ka lidhje me rrugen e tyre te rezistences paqesore dhe kush beson tek padurimi i dhunes jo tek kembengulja e paqes nuk ka lidhje me rrugen e tyre te rezistences paqesore.
Per kryesocialistin kushdo qe mendon se kjo eshte nje lufte per te marre pushtetin nga rruga gabohet. Sipas tij kjo eshte nje rezistence paqesore per ti mbyllur rrugen nje pushteti qe kerkon ta ktheje Shqiperine mbrapa ne te shkuaren e dhunshme te partise ne pushtet. Lideri i selise roze theksoi se kush mendon se rezistenca e tyre mund te thyhet me arsyen e forces apo me mosarsyen e terheqjes se tyre pa u zgjidhur asgje perseri gabohet.
Per te kjo eshte nje rezistence qe mund te mallkohet kercenohet apo refuzohet si forme e te shtruarit te problemit po nuk mund te thyhet sepse ajo vjen nga forca e arsyes dhe realiteti i nje Shqiperie te marre peng. Kush mendon se ne duam Shqiperine me pak sepse kerkojme per te me shume se kaq padyshim gabohet.
Ne e duam Shqiperine nje vend ku Europa te mos mbetet parulle per te ardhmen po realiteti i te sotmes shqiptare ku te ndertohet nje ore e me pare nje shtet per qytetaret jo nje shtet per te kapur pushtetaret - shprehu qendrimin e opozites Edi Rama. Ne demonstraten qe do te zhvillohet diten e neserme pritet te marrin pjese qytetare nga e gjithe Shqiperia per te ecur drejt bulevardit Deshmoret e Kombit.