PD-ja nuk ka një program elektoral. Zyra e Kryeministrit: Janë ato që thotë Berisha
Ndryshe nga zgjedhjet e fundit parlamentare, ku Partia Demokratike shpalosi me dokumente dhe në mënyrë konkrete objektivat për mandatin e ardhshëm, për mandatin e tretë mungon një publikim i strategjisë.
Gazeta Shqip është përpjekur për të marrë një kopje të programit qeverisës të PD-së për vitet 2013-2017, por sipas zyrës së Kryeministrit përgjigja është: Nuk ka një program konkret ose kopje që mund tua shpërndajmë, nuk ekziston një program në word ku të jenë të hedhura sipas sektorëve angazhimet për të ardhmen, pasi çdo ditë në takimet me elektoratin i thotë vetë Kryeministri.
Pra, është e pamundur të krahasosh dy programet e forcave politike, PS dhe PD. Që të kemi një ide për programin e PD së, duhet të kërkosh në arkiva se çfarë ka deklaruar Kryeministri për të pasur një ide se çfarë ka ndërmend të bëjë Berisha për katër vitet e ardhshme, por problem është se nuk i gjen në asnjë dokument të renditur./A.XH