Ambasada e SHBA i bashkohet zerave qe denuan komentet e Zevendes Minisrit te Mbrojtjes

Ne Tirane edhe Ambasada e Shteteve te Bashkuara iu bashkua sot zerave te cilet denuan komentete e zevendes minisrit te Mbrojtjes Eqerem Spahiu kunder komunitetit homoseksual ne Shqiperi
Ne nje deklarate te saj denohet retorika qe nxit trajtimin diskriminues apo dhunen kundrejt individeve LGBT lesbike gay biseksuale dhe transgjinore ndersa shprehet se mirepret deklaratat e Kryeministrit Sali Berisha Avokatit te Popullit Igli Totozani dhe Komisioneres Kunder Diskriminimit Irma Baraku qe perkrahin te drejtat e individeve LGBT si te drejta te njeriut dhe mbeshtesin historine e Shqiperise me tolerancen.
Ambasada vazhdon me tej duke shtuar se beson se deklaratat e qeverise shqiptare ofrojne nje mundesi per diskutime te hapura lidhur me te drejtat universale te njeriut dhe sfidat me te cilat perballet bashkesia LGBT ne Shqiperi.
Ambasadori u takua me aktiviste LGBT Avokatin e Popullit e anetare te bashkesise nderkombetare sot per te ritheksuar perkushtimin e Shteteve te Bashkuara ndaj mbeshtetjes se te drejtave te njeriut ne Shqiperi.
Nje dite me pare edhe delegacioni i Bashkimit Europian ne Tirane dhe ambasadoret e vendeve anetare denuan komentet e zevendesministrit Spahia duke i kujtuar Shqiperise angazhimet e marra prej saj edhe ne kuader te zbatimit te 12 prioriteteve te percaktuara nga Brukseli per dhenien e Statusit te vendit kandidat.