E Diel, 1 Nëntor 2026

Guvernatori i Bankes se Shqiperise njofton uljen me 025 pike perqind te normes se interesit

Ne Shqiperi guvernatori i Bankes Qendrore Ardian Fullani njoftoi sot vendimin e Keshillit Mbikqyres se bankes per te ulur serish me 025 pike perqindje normen baze te interesit. Kjo eshte ulja e katert qe banka eshte detyruar te beje ne harkun e 6 muajve te fundit

Guvernatori Fullani shpjegoi se Banka gjykon se ne vazhdim te lehtesimeve te meparshme te politikes monetare ulja e fundit do te krijoje kushte me te pershtatshme monetare per respektimin e objektivit te inflacionit si dhe per nxitjen e aktivitetit ekonomik te vendit.

Vendimi i sotem i Bankes u ndikua fort edhe nga renia e madhe qe inflacioni shenoi ne muajin shkurt kur zbriti papritur ne kuoten e 06 perqind. Duke folur per zhvillimet ekonomike ne vend guvernatori tha se aktiviteti ekonomik ne tre muajt e pare te vitit pritet te rritet ngadale.

Pasiguria dhe paqartesite kane bere qe konsumatori shiptar te vazhdoje te shfaqe tendenca drejt kursimit ndersa biznesi nga ana e tij ka ulur investimet. Ekspoertet dhe importet shenuan nje renie te forte ne dy muajt e pare te vitit nderkohe qe sipas Bankes edhe kontributi i kerkeses se huaj vleresohet i dobet si pasoje e ngadalesimit ekonomik ne vendet partnere te Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›