Vrasja në Fier, viktima në skedën e krimit

Rreth 14 plumba i shkaktuan vdekjen e menjëhershme shtetasi Spartak Spaho, 40-vjeç.
Forcat e rendit po hetojnë rrethanat e vrasjes dhe pistat kryesore janë ajo e çështjes së pronave si dhe ndonjë hakmarrje e mundshme.
"Ai ishte i skeduar në dosjet e policisë për trafikim të lëndëve narkotike dhe është pikërisht aktiviteti i tij kriminal mbi të cilin janë ngritur pistat e hetimit", thanë burimet policore.
Sipas policisë, vrasja e 40 vjeçarit mund të jetë kryer pikërisht për shkak të trafikut të lëndëve narkotike nga ndonjë grup, apo rival i tij, ndërsa dy të plagosurit kanë qenë kalimtare të rastit dhe nuk kanë lidhje me viktimën. Spaho është qëlluar nga një person i maskuar që ka qenë në lëvizje me autoveturë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 të mbrëmjes së shkuar, kur përveç viktimës mbetën të plagosur edhe Leonard Tole dhe Dritan Yzeiraj, kalimtarë të rastit. /Start/
2011-12-02 10:58