Sekuestrohen edhe tre automjete të vjedhura

Policia lokale bëri me dije se është sekuestruar automjeti tip “Mercedes-Benz”, modeli ”A Class”, i cili pas verifikimeve të kryera ka rezultuar i vjedhur në shtetin italian me datë 13.08.2005.
Ky automjet në momentin e ndalimit drejtohej nga shtetasi shqiptar Ndricim Havari, 37-vjeç, banues në Orikum-Vlorë. Gjithashtu, u sekuestruar edhe autovetura tip AUDI modeli A4, i cili mbas verifikimeve të kryera ka rezultuar si e vjedhur në Itali në datë 01.01.2007.
Në momentin e bllokimit ky automjet drejtohej nga shtetasi kanadez Troy Kenneth Prior, 41-vjeç, banues në lagjen “Uji-Ftotë” Vlorë. Të dy automjetet e mësipërme u bllokuan në cilësinë e provës materiale dhe ndaj drejtuesve të tyre ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Ndërkohë, një automjet tjetër u sekuestruar në Elbasan. Policia lokale bëri me dije se është bllokuar mjeti tip Benz, ku nga verifikimet e kryera rezultoi se mjeti ishte i vjedhur në shtetin e Serbisë në vitin 1998, i cili u bllokua në cilësinë e provës materiale. Për këtë automjet, policia po ndjek penalisht shtetasin Riza Latifi, 46 vjeç , banues në fshatin Malasej Komuna Gostime Elbasan. /Start/
2011-12-02 10:19