E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohet një punishte e pijeve alkoolike false

Operacioni i koduar “Redon”, përfundoi me arrestimin e Fatmir Hakës, 54-vjeç, banues në Tiranë.

Ai u arrestua në afërsi të urës Vasil Shanto, pasi në banesën e tij u sekuestrua një punishte me aparatura dhe një sasi e konsiderueshme pijesh alkalike si dhe esenca të ndryshme që përdoreshin për prodhimin e pijeve të ndryshme alkalike kryesisht konjak. 

Kjo punishte ndodhej në rrugën “Robert Zhvarts“ në Kryeqytet, ku sasia e pijeve alkoolike ishte e rrezikshme për jetën dhe shëndetin e konsumatorit. Dyshohet se ky aktivitet, ushtrohej në mënyrë të palicencuar dhe  të pa regjistruar në organet tatimore, duke ju shmangur kështu detyrimeve tatimore.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij, i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të Prodhimit dhe shitjes të ushqimeve e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin. /Start/

                                                                                             2011-12-02 11:22
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›