PD: Asnjë kërcënim nuk do të imponojë grabitjen e mandatit të Lezhës
TIRANË-Partia Demokratike akuzoi sot kryetarin e PS-së, Edi Rama dhe deputetin socialist, Koço Kokëdhima, për vjedhjen me falsifikime të mandatit të qarkut të Lezhes, si dhe kërcënim të përfaqësuesit të PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti, për ankesën që ky i fundit paraqiti për rezultatin e këtij qarku.
Në një deklaratë për mediat përmes deputetit të saj Gerti Bogdani, PD deklaron se "Edi Rama, me përfaqësuesit e tij banditë, që kanë vjedhur me falsifikime mandatin në qarkun e Lezhës, kërcënuan me familje përfaqësuesin e PD-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Njazi Kosovrasti, për ankesën që ai paraqiti për rezultatin e Qarkut të Lezhes, të nxjerre nga kryetari socialist i KZAZ, me urdher të Ramës dhe Kokëdhimës, rezultat mbi bazën e dokumentave të falsifikuara".
Me anë të kësaj deklarate, Partia Demokratike i bën apel organeve te drejtësisë të nisin sa më shpejt hetimin e këtij akti të shëmtuar, si dhe të gjejnë autorin dhe lidhjet e tij me dyshen Rama-Kokëdhima.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Rezultati në Lezhë, Kosovrasti: Kam marrë mesazhe kërcënuese për familjen