Ambasada e SHBA-ve: Amerikanë, qëndroni larg qendrave të votimit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë me anë të një njoftimi rutinë u apeloi dje shtetasve amerikanë se zgjedhjet e 23 qershorit po afrojnë dhe se ata duhet të jenë vigjilentë e të qëndrojnë larg tubimeve partiake, të cilat mund të kthehen, sipas saj, në burim dhune. Ambasada amerikane, i njofton qytetarët e saj në Shqipëri duke i këshilluar që të shmangin prezencën e tyre edhe në qendrat e votimit dhe numërimit. “Zgjedhjet parlamentare për Shqipërinë, do të mbahen ditën e diel, më 23 qershor. Më shumë se 5 mijë qendra votimi do të qëndrojnë të hapura nga ora 7:00 deri në orën 19:00. Numërimi do të nisë menjëherë pas mbylljes së votimit në 89 qendra të numrit të votave. Me këtë rast, njoftojmë dhe kujtojmë, shtetasit amerikanë, që të qëndrojnë larg tubimeve, organizimeve, apo mitingjeve partiake, pasi në këtë kohë ato kanë një shans të madh të kthehen në gjeneratorë dhune. Ne u kujtojmë shtetasve amerikanë në Shqipëri, se edhe tubimet paqësore rrezikojnë të përshkallëzojnë në dhunë. Ndërkohë që zgjedhjet mund të jenë të qeta, incidentet sporadike dhe të izoluara që kanë ndodhur në të shkuarën, përbëjnë rrezik sërish. Shtetasit amerikanë duhet të jenë vigjilent, të qëndrojnë larg qendrave të votimit apo numërimit, pasi ekziston mundësia që të ketë grupime në afërsi të tyre. Ju bëjmë thirrje edhe njëherë, të shmangni çdo protestë, tubim, takim elektoral apo grupime të çdo lloji. Ju këshillojmë që të ndiqni të rejat më të fundit për t’u informuar mi gjendjen dhe mjedisin përreth. Mos hezitoni të informoheni përmes mediave”, - thuhej në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në internet.
FYLE
Në Bruksel u zhvillua dje seminari “Speak up” dhe një konferencë mbi lirinë e medias ku morën pjesë gazetarë nga Shqipëria dhe Ballkani. Komisoneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle mbi temën e mediave dhe situatën aktuale në Shqipëri, theksoi se roli i medias është shumë i rëndësishëm në këto zgjedhje parlamentare. “Shpresoj të mos instrumentizohet media para dhe pas zgjedhjeve. Veçanërisht media ka rëndësi gjatë rezultatit të zgjedhjeve. Media të monitorojë sa më shumë që të jetë e mundur, të punojë në interes të publikut”, - theksoi Fyle. Ndërkohë po dje kreu i delegacionit parlamentar europian për Ballkanin, Eduard Kukan deklaroi se “shpresojmë t’ju shkojnë mirë ato zgjedhjet të dielën”. Ndërsa eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, në një intervistë për “Deutsche Ëelle” tha dje se “të gjithë anëtarët e Parlamentit Europian, pavarësisht nga grupet politike ku bëjnë pjesë, presin nga Shqipëria që zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të jenë të lira dhe të ndershme”.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)