E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë: Partitë politike në Shqipëri të vazhdojnë dialogun



Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar dje pas hyrjes së opozitës në Kuvend. Zëdhënësi i kësaj ambasade është shprehur gjatë një prononcimi për “Top Channel” se është mirëpritur hyrja e opozitës në Kuvend. Por, sipas tij, pritet që opozita të marrë pjesë në mënyrë aktive në punimet e Kuvendit, në mënyrë që të zgjidhet nëpërmjet dialogut parlamentar kriza politike në Shqipëri. “Ne mirëpresim kthimin e Partisë Socialiste në Parlament, e vlerësojmë atë si një hap pozitiv për zgjidhjen e impasit politik në Shqipëri. Shpresojmë se do të shërbejë si një element kyç për të sjellë kthimin e përhershëm të PS-së në Parlament. Nxisim të gjitha palët të vazhdojnë dialogun me qëllim zgjidhjen e ngërçit dhe përshëndesim rolin e presidentit Topi në çuarjen përpara të dialogut. Një zgjidhje e shpejtë e ngërçit do të mundësojë që palët të përqendrohen në axhendën euroatlantike të Shqipërisë”, - është shprehur zëdhënësi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

2 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›