E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada e Sllovenisë nis dhënien e vizave


Ambasada e Sllovenisë në Prishtinë ka nisur dhënien e vizave dhe të kryejë punë të tjera konsullore, ka konfirmuar Ministria e Jashtme sllovene.

Konsullata në Prishtinë do të punojë katër ditë në javë, nga e hënë deri të enjten, nga katër orë. Pritet që ambasada të hapë edhe faqen e saj të internetit në të cilën, përveç informacioneve, do të jenë në dispozicion edhe formularët falas për të gjitha dokumentet në kompetencë të konsullatës, raporton QIK.

Ambasada sllovene në Prishtinë është çelur në muajin shkurt të vitit të kaluar, ndërsa çështjet konsullore për qytetarët e Kosovës deri më tani i ka kryer ambasada sllovene në Shkup.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›