E Shtunë, 31 Tetor 2026

G8 dënon sulmet terroriste në metrotë e Moskës


Ministrat e Jashtëm të G8-ës me anë të një deklarate të përbashkët lëshuar prej ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov dënuan sulmet terroriste në metrotë e Moskës. Komunikata u njoftua prej ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë një konferencë për shtyp me gazetarët pas takimit me pesë ministrat e Jashtëm të Artikut. Ndërkaq Ministrat e Jashtëm të tetë vendeve më të industrializuara ndër të tjera i kanë kërkuar komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë hapa të fuqishme për të treguar qëndrimin ndaj veprimtarisë bërthamore të Iranit. Në një draft të deklaratës përfundimtare thuhej se G8 mbetej e hapur për dialog me Teheranin, i cili ka hedhur poshtë shqetësimet e perëndimorëve për faktin se Irani po përpiqet të prodhojë armë bërthamore. Lidhur me këtë temë, pra për programin atomik të Iranit, në fjalimin e saj në këtë takim dyditor, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se bota nuk mund ta pranojë Iranin me armatim atomik dhe se Kina do të jetë e përfshirë në shqyrtimin e propozimeve të reja për sanksione. Në poropozim deklaratën nga takimi thuhet, po ashtu, se grupi G-8 mbetet i hapur për dialog me Teheranin. Perëndimorët dyshojnë se Irani fshehurazi po përgatitet për prodhimin e bombave bërthamore. Shtetet e G-8-tës kërkojnë që edhe Kina të ndërmarrë hapa më të ashpër ndaj Iranit. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle krikitoi sërish Iranin se nuk ka dhënë asnjë shenjë për kompromis. Tema të tjera në Otava janë lufta kundër terrorizmit dhe zhvillimet në Afganistan. Kështu G8, ka anoncuar një inisiativë ekonomike që targeton kufirin afgano-pakistanez. Ky plan ka si qëllim të përmirësojë marëdhëniet tregëtare ndërmjet dy vendeve dhe të fuqizojë infrastrukturën kufitare. Plani është hartuar për të përkrahur dhe nxitur zhvillimin dhe punësimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›