Ambasada e Spanjës:Përmes kulturës, BE merr një identitet të përbashkët

Tiranë, 16 qershor, NOA Një koncert i muzikantit të njohur spanjoll, Ignasi Terraza, një nga muzikantët e xhazit më të vlerësuar aktualisht në Spanjë, me një famë që i ka kaluar kufijtë e Mbretërisë spanjolle duke marrë edhe çmimin më të fundit The great American jazz piano competition 2009 në Jacksonville, të SHBA-ve, bashkë me Dimitri Skidanov dhe Esteve Pi, do të përmbyllin në një atmosferë shndritëse presidencën spanjolle të BE-së, sonte në teatrin e Operas dhe Baletit.
Më pas aktivitetet e ambasadës së Mbretërisë së Spanjës, në kryeqytet do të vijojnë me inaugurimin e Javës së IX të Kinemasë Spanjolle: Europa në ekran, nga data 17- 23 qershor në Kinemanë Imperial.
Europa në ekran do të ngërthejë projektimin e një serie filmash spanjollë të realizuar në bashkëpunim me vende të BE-së si Portogalia, Gjermania apo Franca, për të treguar ndryshimet dhe sfidat, që Spanja ashtu si edhe Europa ka përballuar në 50 vitet e fundit dhe me pesë portrete që reflektojnë aspekte të ndryshme të shoqërisë europiane sipas vështrimit të kinemasë spanjolle.
Filmi Qetësia para Bach-ut i realizuar në 2007-ën nga regjisori Portabella do të çelë Javën e Kinemasë spanjolle në 17 qershor, në kinemanë Imperial, ku hyrja do të jetë falas për të gjithë dashamirët e kinemasë.
Filmi sjell një një portret të kompozitorit të madh Johan Sebastian Bach, i cili shkon të jetojë në Leipzig në një moment kur muzika e tij nuk ishte akoma e njohur, por pasioni dhe puna e tij ishin letrat e tij më të mira për t´u prezantuar, dhe talenti i tij do të rritej me kalimin e viteve.
Përreth ketij argumenti, gati si një anekdotë, Portabella realizon një përafrim me muzikën, ashtu si dhe me disiplinat që e rrethojnë, nëpërmjet veprës së Johann Sebastian Bach, ku muzika kthehet në një personazh më shumë.
Sikundër edhe themeluesi i Bashkimit Europian, Jean Monnet deklaroi asokohe se po të fillohej edhe një herë procesi i bashkimit të kombeve europiane do të fillohej nga kultura, ky shembull ku kultura europiane projektohet përtej kufijve të kontinentit tonë dhe përcakton imagjinatën e përbashkët të qytetarëve të saj, kthehet dorazi në një identitet dhe një histori të përbashkët, ashtu si dhe në një njohje sa më të mirë reciproke.
mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")