E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Martesa e Maria Braunit" në Marubi

Sonte, ora 19.00, në Akademinë e Filmit dhe Multimedias "Marubi" shfaqet filmi "Martesa e Maria Braunit" (Die Ehe der Maria Braun, 1979) i regjisorit gjerman Rainer Ëerner Fassbinder, përfaqësues i kinemasë së re gjermane.


Filmi zgjat 120 minuta dhe hapet me ceremoninë e pazakontë të martesës së Maria Braunit (Hanna Schygulla) dhe Hermann Braunit (Klaus Loëitsch), e cila shkatërrohet papritur nga një shpërthim.


Ngjarja zhvillohet në Luftën e Dytë Botërore, një kohë që Fassbinder e ka trajtuar disa herë në filmat e tij. Para një muaji, në "Marubi" nga ky regjisor u shfaq "Lola" (1981), Gjermania Perëndimore dhjetë vjet pas luftës.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›