Genta me “Pse ike”
Nga Express më 29 dhjetor 2010 në ora 14:14
Hit këngëtarja Genta Ismajli sapo ka lançuar një këngë të re me titull “Pse ike” të cilën e ka promovuar nëpër xhirimet televizive në televizionet kosovare dhe nëpër videokasetat e ndryshme.
Mediat zbuluan se kënga është e huazuar, mirëpo kjo aspak nuk i humbi shkëlqimin e këngës, pasi Genta gjithmonë i këndon në mënyrën e saj.
Genta nuk është as e para e as e fundit që huazon këngë. Në fakt, një numër i madh i këngëtarëve huazojnë këngë dhe ndonjëherë këngët e huazuara dalin më të mira se origjinali.
Mbi të gjitha Genta mbetet ajo që është, e dashur dhe e pëlqyer, nuk lëshon pe, gjithmonë qëndron e para.