E Diel, 1 Nëntor 2026

Barti margaritarin në vesh mbi 40 vjet

Calvin Wright shkoi në spital në Athens të shtetit Gjeorgjia në SHBA për shkak të bronkitit, ndërsa mjekët i nxorën një margaritar nga veshi.

Margaritarin të cilin motra medicinale ia gjeti në veshin e djathtë zotit Wright, aty ishte futur para 41 vitesh kur ai dhe motra e tij kishin mbetur në shtëpi vetëm me kujdestaren. Motra e tij kishte këputur një varse me margaritarë, ndërsa Calvin Wright kishte futur margaritarin në vesh.

Menjëherë pasi prindërit kishin kuptuar çfarë kishte ndodhur me varsen kishin shkuar te mjeku, i cili Calvinit ia kishte hequr një margaritar, ndërsa tjetri, për të cilin askush nuk e dinte, mbeti në veshin e djathtë deri para një muaji. Wright gjithmonë kishte menduar se nuk dëgjonte mirë me njërin vesh pasi bërtiste më shumë kur fliste, por tani e di arsyen. Kurrë nuk ka pasur kurrfarë probleme

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›