Berisha vizite ne Azilin e Kavajes uron te moshuarit per festat
Kavaje 30 dhjetor NOA - Kryeministri Berisha se bashku me bashkeshorten e tij zonjen Liri Berisha te shoqeruar edhe nga mbesat e tyre vizituan Shtepine e te Moshuarve ne Kavaje duke i uruar ata me rastin e Vitit te Ri.
Kryeministri i siguroi te moshuarit se vemendja e qeverise do te jete e plote ndaj cdo lloj problematike qe do te kene shtepite e te moshuarve ne mbare vendin duke bere gjithcka qe kushtet ne cilat ata jetojne te permiresohen nga viti ne vit.
Ne perfundim kryeministri Berisha se bashku me mbesat dhe zonjen Berisha shperndane per te moshuarit dhurata.
Erdha me Lilin dhe me mbesat te ndaj disa momente gezimi me ju urime per festen e viti te ri tu pershendesim shume perzemersisht tu urojme shendet tu sigurojme se ne do tju mbeshtesim ju ne cdo lloj problemi qe te keni. Me drejtorin tuaj me ministrin une komunikoj ne menyre te vazhdueshme per problematikat jo vetem te ketij azili por te te gjitha shtepive te te moshuarve ne mbare vendin dhe se do te bejme gjithcka qe cdo vit e me te mira me te kendshme te behen kushtet ketu ku jetoni dhe ju te gezoni sa me mire ne komunitetin tuaj u tha Berisha te moshuarve.
n.e/NOA