E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tre në pranga, trafikonin një femër

07/06/2005  Ndalohen në Kakavi

GJIROKASTER - Dy persona u arrestua në afërsi të pikës kufitare të Kakavijës në Gjirokastër, pasi ishin duke trafikuar një vajzë 20-vjeçare nga Berati drejt Greqisë. Burime zyrtare nga Komisariati i Policisë në Gjirokastër, bënë të ditur, se Edmond Braçe, 31 vjeç, Luan Sula, 26 vjeç dhe Artan Tabaku, 19 vjeç, që të tre lindur dhe banues në qytetin e Beratit, janë personat që përballen me akuzën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit me qëllim përfitimi. “Tre të dyshuarit, u kapën te vendi i quajtur ‘Mulliri’ në Kakavijë, fare pranë ndarjes territoriale me vendin fqinj Greqi, duke ndihmuar kalimin e paligjshëm atje, të një vajze nga Berati, e cila kishte paguar një shumë eurosh”, deklaroi zyrtarisht policia e Gjirokastrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›