E Hënë, 2 Nëntor 2026

I dehur nga alkooli,përplaset për vdekje

07/06/2005  Gjendet në rrugë

KORÇE - Një person është gjendur i vdekur në rrugë në afërsi të lagjes nr 17 të Korçës. Trupi pa jetë është çuar nga uniformat blu të Korçës në morgun e spitalit të qytetit, ku analizat mjekësore kanë përcaktuar se ai kishte vdekur për shkak të konsumimit të tepër të alkoolit. Burime të policisë bënë të ditur se i vdekuri për shkak të alkoolit ishte 43-vjeçari, Xhemal Jaupi. Sipas hetimeve paraprake të policisë, Jaupi kishte dalë nga shtëpia në orët e para të mëngjesit, ku kishte pirë në një nga lokalet e kësaj lagjeje. Më pas, kishte dashur të kthehej në banesën e tij, por jo shumë larg nga banesa ishte rrëzuar dhe në momentin që kishte rënë mbi asfalt ishte goditur në kokë. Pija e tepërt dhe goditja në kokë i kishin shkaktuar 43-vjeçarit vdekjen e menjëhershme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›