E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Duam lekët, ose flakëm uniformat e policisë”

07/06/2005  Prej një viti 23 policië të Beratit, nuk marrin pagesat për punën e kryer në Vlorë

BERAT – Në mënyrë të përsëritur, 23 policë të Drejtorisë të Policisë të Qarkut të Beratit, të cilit edhe pse po mbushin vitin, ende për punën e bërë një vitë më parë, në ndihmë të kolegëve të tyre të qytetit bredegtar të Vlorës, nuk kanë marrë paratë e punës së bërë. Përballë kësaj “harrese”, ata kërcënojnë të flakin uniformat e tyre, në shenjë proteste.

Janë rreth 31 milionë lek të vjetra, që shteti u ka borxh policëve, por ende nuk u ka kthyer këtë borxh, edhe pse deri tani kanë kaluar nga data e dhënies të parave rreth një vit më parë.

Policët bëjnë të ditur se ende “nuk na kanë dhënë paratë e punës që bëm një vitë më parë, për katër muaj gjatë sezonit të plazhit në muajt qershor–shtator. Sa herë që i kemi kërkuar paratë, na kanë thënë se kemi të drejtë, ‘do t’i merrni këtë e atë muaj dhe muaj pas muaj’, deri tani kanë kaluar 11 të tillë dhe ne ende nuk i kemi marrë lekët”.

Ndërsa nën zë policët të thonë se po të ankohemi me emra kemi frikë se na pushojnë nga puna dhe nuk kemi me se t’i ushqejmë fëmijët.

Dje duket se ka sosur durimi te 23 policë të tre komisariateve Berat, Kuçovë dhe Skrapar që, sipas shkresave të firmosura dhe të vulosura nga vetë komisarët dhe drejtori i Policisë së Vlorës dhe të Beratit duhet t’i kishin marrë paratë muaj më parë.

Një përfaqësi e 6 policëve, në emër të 23 kolegëve të tyre, kanë bërë një letër për ministrin Toska, me anën e të cilës i kërkojnë edhe një herë që vet ministri “të vëjë dorën në zemër” për t’u dhënë paratë që atyre u takojnë, por edhe për të përmbushur detyrën që u ka caktuar statusi ushtarak.

Përfaqësia e policëve i kërkon ministrit Toska që t’u paguaj lekët brenda muajt qershor, ndryshe ata do t’i drejtohen instancave të larta të shtetit si dhe Presidentit të Rrepublikës dhe Avokatit të Popullit. Jo vetëm kaq, por përfaqësia e policëve bënë të ditur se do t’i drejtohet gjykatës deri edhe tek ajo kushtetuesja. Në rast mosrealizimi, policët do të lënë uniformat në shenjë proteste.

Sipas policëve, lekët që atyre ju detyrohen janë dieta, bileta dhe ushqime, “të cilat me ligj na takojnë t’i paguaj, pasi kur na nisën me shërbim në qytetin e Vlorës na thanë se do të merrni të gjitha dietat, rrugën dhe ushqimin, por deri tani ende nuk na i kanë dhënë”, shprehen ata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›