E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada holandeze distancohet nga gazeta "Shekulli", rasti i dyte pas SHBA

"Ambasada e Mbreterise se Vendeve te Uleta ne Tirane distancohet ne menyre shume te prere nga permbajtja e artikullit "Publikimet, cifti Basha mungon ne pritjen e Ambasades Holandeze", shkruar nga Kristi Pinderi dhe publikuar nga gazeta "Shekulli" me date 29 Prill, 2011". Ky ka qene qendrimi zyrtar u ambasades holandeze ne Tirane, permes te ciles ka pergenjeshtruar lajmin e dhene nga kjo gazete ne diten e djeshme ne lidhje me nje aktivitet te kesaj ambasade, ku thuhej se kandidati per kreun e bashkise se kryeqytetit qe garon nen mbeshtetjen e "Aleances per Qytetarin" Lulzim Basha nuk ka marre pjese ne pritjen e organizuar nga kjo perfaqesi diplomatike e akredituar ne Shqiperi. Ky eshte rasti i dyte qe nje ambasade, pas asaj te SHBA, distancohet nga kjo e perditshme, per shkak te mungeses se profesionalizmit dhe atakimit me pa te drejte te punes se perfaqesive diplomatike ne Shqiperi. "Duhet te jete absolutisht e qarte qe interpretimet dhene nga gazetari dhe citimet e vena ne gojen e Ambasadorit, te nje Zv. Ambasadori te meparshem apo te nje diplomati anonim nuk pasqyrojne ne asnje menyre pozicionet e mundshme te kesaj Ambasade. Per sa i perket ceshtjeve te pershkruara nga z.Pinderi, Ambasada e Mbreterise se Vendeve te Uleta nuk ka dhene dhe nuk do te jape ndonje koment", thuhet ne njoftimin e dale nga ambasada holandeze ne Tirane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›