E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi,vranë shqiptarin për racizëm, arrestohen 2 shtetas grekë

Dy shtetas grekë janë arrestuar nga policia e shtetit fqinj pasi akuzohen për vrasjen e një të riu shqiptar.

Lajmi bëhet i ditur nga media greke të cilat theksojnë se janë arrestuar dy persona, një 22-vjeçar dhe një tjetër 28-vjeç, të cilët në bashkëpunim me dy të tjerë kanë vrarë me thika, një të ri shqiptar.

Ngjarja ndodhi në orët e para të 30 marsit, në rrugën “Miauli” të zonës Psiri, pranë qendrës së famshme antike në Akropol. Viktima u qëllua me sende të forta karrige e thika dhe u la në rrugë duke dhënë shpirt.

Sipas policisë, katër grekët i morën jetën 21-vjeçarit shqiptar, pasi ai në gjendje të dehur kishte ngacmuar pesë femra, të gjitha greke, në ambientet e lokalit. Katër grekët vrasës, kanë kryer aktin kriminal edhe pse nuk kishin asnjë lidhje me vajzat dhe as me 21-vjeçarin dhe shokun që e shoqëronte.

Ndërkohë policia greke da deklaruar se po hetohet për një krim racist dhe se është në kërkim edhe të dy autorëve të tjerë të masakrës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›