Wikileaks: Të dënuarit e Guantanamos në Shqipëri, të rrezikshëm
TIRANE-Wikileks ka publikuar së fundmi dy kabllograme me rëndësi që kanë të bëjnë me përfshirjen e Shqipërisë në çështjen e të burgosurve të Guantanamos.
Kabllogramet që mbajnë datat 26 mars 2009 dhe 4 qershor 2009 iu referohen e-maileve mes ambasadës amerikane në Romë dhe departamentit amerikan të Shtetit shkruan sot Gazeta Shqiptare. Në vija të përgjithshme informacionet e klasifikuara sqarojnë faktin se Italia është e gatshme të ndihmojnë qeverinë e Shteteve të Bashkuara lidhur me pranimin e të burgosurve të Guantanamos.
Por në të dyja kabllograme, ambasada amerikane në Romë bën të ditur se ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini shpreh vullnetin e qeverisë italiane për të bashkëpunuar me SHBA-në duke ndjekur shembullin e Shqipërisë.
“Sa për integrimin e të ndaluarve, Fratini vuri në dukje se disa të paraburgosur të vendosur nga
Shtetet e Bashkuara në Shqipëri kishin hapur tani biznese të ligjshme, duke thënë se ishte e rëndësishme që çdo i paraburgosurqë do pranohet nga Italia do të lejohet për të filluar punë”, - citojmë nga kabllogrami që mban datën 4 qershor 2009.
Megjithatë Fratini vë re se këta persona mund të jenë të rrezikshëm pasi mund të ndërmarrin akte terroriste në të ardhmen. Ndërsa në atë me datë 26 mars 2009, ambasada amerikane në Romë thekson mes të tjerash se “Shtetet e Bashkuara kishin vendosur të dërgonin tetë të burgosur në Shqipëri, të cilët kishin rënë dakord për të shkuar atje vullnetarisht, edhe pse asnjë prej tyre kishin lidhje me Shqipërinë”.
(GSH/BalkanWeb)