E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha me studentet: Si do te punesoheni Sonila Isaku

Studentet do te kene mundesi punesimi pas perfundimit te shkolles. Kjo nisme do te merret nga bashkia e Tiranes nese ne krye te saj do te jete Lulzim Basha, pas zgjedhjeve te 8 majit. Ky i fundit ne nje takim me studentet e Fakultetit Ekonomik ka treguar se cilat do te jene angazhimet e tij. Basha tha se nen drejtimin e tij, bashkia do te kthehet ne nje ure lidhese mes studenteve dhe biznesit, si per praktikat, ashtu edhe per punesimin e tyre.

Punesimi

Kandidati per kryetar bashkie ne Tirane, Lulzim Basha ka marre persiper zgjidhjen e nje prej problemeve kryesore te banoreve te Tiranes, sic eshte punesimi. Basha nuk do te heqe pergjegjesite nga vetja, por ka nje projekt konkret per punesimin, te cilin e shpalosi serish ne nje takim me studente te Fakultetit Ekonomik. "Bashkia do te kete nje rrjet informacioni online, qe do te nderlidhe kerkesen ne tregun e punes, te azhornuar ne menyren me te plote te mundshme, jo me vone se fundi i ketij viti. Nje i punesuar, 10 te punesuar, 100 te punesuar ne Tirane, jane objektivat e perditshme, pernatshme, permuajshme te kryetarit te bashkise. Une kam nje plan konkret per t'u marre me kete ceshtje, duke i hequr pengesat aktuale fiskale, administrative dhe infrastrukturore", ka pohuar Basha gjate fjales se tij. Nga ana tjeter ai ka nenvizuar se do te hapen rreth 4 mije vende pune vetem ne bashkepunim me biznesin e vogel dhe te mesem. "Do te vazhdojme me nje fond special garancise, duke ndjekur nje pervoje te suksesshme te USAID-it dhe nje pakt ne tregun e punes, per hapjen e 6 mije vendeve te reja te punes. Infrastruktura do te jete risia tjeter ne zhvillimin ekonomik dhe ne tregun e punes. Mbi 5.800 vende pune do te hapen vetem nga punimet e Unazes se Madhe. Arsimi profesional dhe turizmi jane dy shtylla te tjera, ne te cilat ne duhet te ecim fuqishem, per te gjeneruar punesim dhe mireqenie ne qytetin tone", u shpreh Lulzim Basha para studenteve te ekonomikut. Po keshtu, Basha ka sqaruar edhe projektet per karten studentore qe do te vihet ne dispozicion ne muajin shtator te ketij viti, ndertimin e kampuseve universitare dhe bibliotekes, e deri tek bursat per studentet e shkelqyer apo ata me pamundesi ekonomike.

Qendrat sociale

Kandidati per kryetar bashkie ne Tirane, Lulzim Basha gjate nje takimi te zhvilluar ne zonen e "Kombinatit" ka premtuar se qendrat sociale per personat me aftesi te kufizuar do te jene ne vemendjen e tij. Gjate nje takimi me nje perfaqesi te personave me aftesi te kufizuar, kandidati i mazhorances ka premtuar me shume lehtesira per ta."Do te kemi nje politike te vecante per personat me aftesi te kufizuar qe te jene sa me te integruar, politike qe do te integrohet edhe ne investime, do te behen trotuaret, do te behen rruget, objektet publike, do te investohet edhe ne ndihme financiare. Qendra sociale do te hapen ne cdo minibashki, te pakten te kaloni kohen ditore, ata qe nuk kane mundesi te rrine dhe naten", u shpreh Basha. Sipas tij ne keto qendra do te kene mundesi te kalojne kohen e lire edhe pensionistet, te cilet sot mundohen te gjejne ndonje vend per t'u takuar me njeri-tjetrin. Po keshtu kandidati i mazhorances ka folur serish per uljen e taksave per bizneset. Taksa e gjelberimit, taksa e tabeles do te hiqet per bizneset, taksa e pastrimit do te ulet 3-fish. Por cfare eshte me e rendesishmja, per cdo takse qe do te mblidhet, ju do te keni mundesine te shikoni se si shpenzohet, do te kete transparence te plote, jo nje here ne vit, por cdo dite ne internet do te publikojme se ku po i harxhon parate bashkia", siguroi Lulzim Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›