Ambasada jozyrtare irlandeze

Dita e hënë, ora 13 :00 do të jetë koha kur do të hapet Ambasada jozyrtare irlandeze në Prishtinë. Shteti i Irlandës nuk ka një zyre të saj permanente në Prishtinë, por kjo nuk i ka ndalur dy irlandezë që ta marrin një iniciativë që të hapin një ambasadë jo-zyrtare në vendin tonë. Janë gazetari dhe fotografi Steve Ryan dhe Conor Creighton.
Kjo zyrë cila është krijuar më shumë si një lëvizje kulturore mes dy vendeve sesa si një gjest politik. Ashtu siç ishte thënë edhe më herët, në zyrat e kësaj ambasade nuk mund të aplikoni për viza por mund ta pini një qaj të nxehtë irlandez, dëgjoni muzikë irlandeze, ndërsa javëve në vazhdim do të ketë edhe aktivitete të tjera, siç janë sportet tradicionale irlandeze, pse jo edhe net të filmit irlandez.
Projekti i Steve dhe Ryan do të zgjasë deri në fund të muajit shkurt edhe pse dëshira do të ishte që kjo iniciativë të shndërrohej në një qendër kulturore nëse ekziston një përkrahje nga investitorët.
“Kjo ka qenë një mënyrë e mirë ku njerëzit do të ishin të mirëseardhur të vinë dhe të kenë një përvojë të kulturës irlandeze, ushqimit, çajit, muzikës apo edhe filmave irlandezë”, pati thënë Steve Ryan për Express.
Ambasada jozyrtare e Irlandës gjendet pranë Ambasadës Britanike. Për më shumë informata klikoni edhe në: http://theunofficialembassyofireland.wordpress.com ose http://www.facebook.com/event.php?eid=285576518766&ref=ts