Ambasada në Kosovë, Serbia presion Malit të Zi
Podgoricë -Ambasadori i Serbisë në Podgoricë Zoran Lutovac ka deklaruar se vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Podgoricës dhe Prishtinës do ta konsideronte cenim në interesat e Serbisë, duke u përpjekur në këtë mënyrë që të pengojë çeljen e ambasadës së Malit të Zi në Prishtinë. Në një intervistë për një radio malazeze Lutovac ka theksuar ky akt, si dhe përmirësimi i marrëdhënieve nuk mund të shkojnë paralelisht me vendosjen e paralajmëruar të marrëdhënieve diplomatike të Podgoricës dhe Prishtinës.
"Një akt i tillë do të ishte vetëm vazhdim dhe konfirmimit të asaj politike me të cilën Serbia nuk pajtohet dhe e cila cenon interesat e saj", tha Lutovac, por nuk ka ditur të përgjigjet në pyetjen se cili do të ishte reagimi i Beogradit.