Selimi: Gjatë krijimit të FSK-së ka pasur lëshime
Prishtinë -Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Sylejman Selimi, ka deklaruar për mediat e Prishtinës se ka pasur lëshime gjatë kohës së krijimit të FSK-së. Gjeneral Selimi theksoi se procesi i inkuadrimit është realizuar nga forcat e NATO-s në Kosovë dhe se procesi është monitoruar por nga kjo aleancë, duke shkarkuar në një far mënyre përgjegjësinë.
Pas takimit që ka pasur me kryetarin e porsazgjedhur të veteranëve të UÇK-së, Muharrem Xhemajli, gjeneral Selimi theksoi se nuk i është premtuar ish-pjesëtarëve të TMK-së, të cilët dje kanë shtyrë në një afat të pacaktuar protestën e paralajmëruar për ditën e sotme, përveç se iu është shpjeguar ecuria e procesit.